Dy ditë më parë u bë publike lidhja e Albina Kelmedit me Valon Vataj.
Pas kësaj ka reaguar edhe vetë Albina Kelmedi, e cila ka thënë se ata janë rehat e të lumtur dhe se sipas saj ishin bërë gati me paragjykimet që po u bëhen.
“Unë nuk e kam mbajtur lidhjen fshehtë por nuk kam dashur të bëjë asgjë publike në rrjete sociale. Përderisa ndihem mirë dhe jemi të lumtur e kemi bërë lidhjen publike me qenë rehat për vete. Ne jemi bërë gati të përballemi me paragjykimet që po na bëhen, por në fund, për neve ka rëndësi mbështetja e dy familjeve tona dhe dashamirëve tanë dhe jo fjalët e njerëzve që nuk na njohin”, ka thënë Albina.
Theksojmë se Valoni bëri publike lidhjen me Albina Kelmedin përmes një fotografie ku e uroi atë për ditëlindje.