×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari për arrestimet e Speciales: Spektakël i shëmtuar

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt, ka thënë se arrestimet e të premtes në Prishtinë ishin një “spektakël” i shëmtuar.

    Ai e konsideroi një pikëpyetje të madhe se pse po ndodh e gjithë kjo, derisa shtoi se ky është një plan i përgatitur në teori dhe tani po vihet edhe në praktikë, duke vënë në dukje se Organizata e Veteranëve të UÇK-së është keqpërdorur.

    Në fjalën e tij nipi i ish-komandantit legjendar Adem Jasharit tha se këto janë lojëra të ndyta nga njerëz të vendit në bashkëpunim me vendet e tjera.

    “Për mua më lehtë do të ishte të ndodhte ai ‘spektakël’ ndoshta edhe në Presidencë, edhe në Kryeministri, edhe në Parlament të Kosovës sesa në Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Bekim Jashari teksa nënvizoi se me arrestimin e Gucatit është cenuar direkt trashëgimia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo falë së cilës sot Kosova gëzon lirinë.

    Fajin për këtë planifikim Jashari ua lë liderëve politikë, që sipas tij kanë bashkëpunuar me vendet e tjera. Ai tregoi se për të mbrojtur veten e tyre politikanët po cenojnë veteranët.

    “Kush i solli ato dosje tri herë radhazi? I solli një dorë e fortë, një dorë që ka pushtet, qoftë në Kosovë, qoftë jashtë Kosovës dhe asnjë njeri deri më sot nuk dëgjova që u arrestua nga Gjykata Speciale, qoftë në Hagë e kudo qoftë nga ajo zyrë, ku u vodhën ato dokumente, qofshin kofidenciale ose jo. Edhe vjen dhe arreston në mënyrë spektakolare pa pasur aspak nevojë të bësh diçka të tillë, njerëz që ti ja ke lënë ato dokumente te dera. E ti nuk e arreston asnjë njeri që ka qenë përgjegjës t’i ruajë ato dokumente”, u shpreh Jashari në një intervistë për “Euronews Albania”.

    Së fundmi ai bëri edhe thirrje për unitet mes shqiptarëve, duke theksuar se përçarja nuk mund të na çojë gjëkundi tjetër veçse në humnerë.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i Ekipit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të reagojë në mënyrë...
    Lajme29 Tetor 2024
    Policia e ka identifikuar personin i cili sot më 29 tetor i ka vendosur afishe me mbishkrime provokuese në rrugën “Dëshmorët e...
    Lajme29 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se rritja e pagave në sektorin publik që sot e njoftoi kryeministri Albin...
    Të tjera
    Opinione29 Tetor 2024
    Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në SHBA: Serbia mund të shpallë se respekton autoritetet e Kosovës dhe territorin e Kosovës,...
    Lajme29 Tetor 2024
    Nesër me fillim nga ora 16:00 sipas kohës tonë lokale, do të mbahet seanca e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,...
    Lajme29 Tetor 2024
    Shërbimit Urgjent në Prizren i janë shtuar dy autoambulanca të reja. Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti, Shaqir Totaj...
    Lajme29 Tetor 2024
    Tre muaj para përfundimit të mandatit Kurti merr vendim për t’i rritur pak pagat, një pjesë nga janari, tjetra nga korriku Kryeministri...
    Lajme29 Tetor 2024
    Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për rritje të pagave në sektorin publik, dy...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Haxhit dhe Umres të Mbretërisë së Arabisë Saudite,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.