Jared Leto së fundmi i njoftoi fansat e tij me disa pjesë mjaft të çuditshme të jetës së tij private, duke përfshirë fjalën që përdor kur flet për seksin.
Aktori i njohur ishte i ftuar i Ellen DeGeneres kur foli për gjëra të ndryshme nga jeta e tij private për të cilat nuk kishte folur më parë.
Prezantuesja i kërkoi të listonte tre gjëra që bën pa rroba dhe ai tha: “Unë fle, ha dhe bëj hoopy”. “Hoopy”, përsëriti Ellen e hutuar.
“Po, kështu më pëlqen ta quaj seksin”, e pranoi Leto. Ai tha gjithashtu se ka ruajtur kokën nga Met Gale, të cilin e ka veshur si pjesë e kostumit, por ndërkohë diku e ka humbur.“Po, kam humbur kokën”, tha ai me shaka./FrontOnline/