×
  • Lajme
  • Lajme

    Janjiq: Një pjesë e shërbimit informativ-ushtarak francez e shtyu idenë e ndarjes së Kosovës

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se një pjesë e shërbimit informativ-ushtarak francez e kishte shtyrë para idenë e ndarjes së territorit të Kosovës.

    Janjiq për TV Happy, ka thënë se në fillim kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte ardhur në pushtet, ishte takuar me Aleksandar Vuçiqin. Në fillim ishte dukur se Macron ka pranuar idenë e ndarjes së territoreve, porse e ka kundërshtuar më pas. Janjiq thotë se nuk ishte për fajin e Macronit kjo, pasi kjo ide ishte shtyrë nga një pjesë e shërbimit informativ-ushtarak francez.

    “Gjithçka duhet të qitet mbi tavolinë, thoshte ai. Porse kjo temë nuk ka qenë në tavolinë, prandaj është menduar se ai ishte pajtuar. Porse kjo nuk ishte për shkak tijin, por për shkak se një pjesë e shërbimit informativ-ushtarak francez e kishte shtyrë këtë ide. Arsyeja se pse Koshtunica nuk ka pasur sukses që ta shtyjë përpara idenë e vet nëpërmjet Çoviqit, nuk ka qenë ky i fundit, por francezët. Ata e kërkonin dikë që do ta shtynte para idenë e shkëmbimit të territoreve. Është një rreth në jetën ushtarake, industriale e politike franceze, që njihen si neodegolistë e të cilët i quajnë “lobi bërthamor”…ky është ai që ia kishte ofruar Millosheviqit 20 bomba bërthamore…e mban mend krejt kush e ka vijuar këtë shkollë, e kush ka doktoruar aty… këta janë”, ka thënë Janjiq. “Ti e unë “e duam” më së shumti Çakallin, vijuesin e kësaj shkolle. Kjo është ajo shkollë, që i ka beretat e veta të kuqe, ekzekutorët, që shkëmben territore, në formë koloniale. Këta e kanë kërkuar këtë. Ata i kanë sjellë hartat e këtilla kur e kanë marrë veriun e Kosovës nga rusët”.

    Janjiq thotë se shërbimet informative-ushtarake franceze kanë besuar se Olivier Ivanoviqi i ka tradhtuar, prandaj edhe kontingjenti francez, i pari e kishte shpallur Ivanoviqin kriminel lufte, në uebfaqen e vet, duke i bërë trysni atij, transmeton Koha.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të bisedave të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. “Raportimet...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas sirian i dyshuar për një vrasje të kryer në vitin 2022. Përmes një komunikate...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lëvizjes e lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës,...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, sot në një konferencë për media, ka thënë se bashkë me deputetët opozitarë kanë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një konferencë me gazetarë, ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që...
    Lajme15 Tetor 2024
    “Akt sabotimi me elemente terroriste”. Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trainkos, veprimin e papërgjegjshëm të disa personave që vendosën gurë në shinat...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se kanë kërkuar që të mërkurën të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Banorët e fshatit Shipitullë, të Komunës së Obiliqit, kanë protestuar sërish para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, me kërkesën për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale në një fjalim “të zjarrtë” në Kuvendin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.