×
  • Kronika
  • Kronika

    Janar – Qeshor 2022, 41 dhunime e 38 ngacmime seksuale

    FrontOnline
    11 Shtator 2022

    Në policinë e Kosovës në periudhën janar-qershor janë raportuar 38 raste ngacmim seksual, përderisa vitin e kaluar janë iniciuar 54 raste.

    Nga Zyra për Informim e Policisë kanë konfirmuar këto të dhëna duke sqaruar se në periudhën janar-korrik të këtij viti janë të evidentuara edhe 41 raste të dhunimit, kurse vitin e kaluar për këtë periudhë janë evidentuar 59 raste.

    Policia gjithashtu bënë të ditur se gjatë vitit 2021 janë iniciuar 102 raste dhunim.

    Rritja e vazhdueshme sidomos kohët e fundit e rasteve të ngacmimeve dhe dhunimeve është bërë fenomene shqetësues edhe për qytetarët dhe psikologët.

    Psikologia Behare Bojaxhiu, i tha Ekonomia Online se shumica e problemeve psikiatrike që shfaqen si të rritur të cilët edhe kanë kërkuar ndihmë psikologjike burimin e kanë pasur prej fëmijërisë së hershme.

    Sipas saj, askush nuk lind kriminel, por janë sjelljet të cilat mësohen, duke theksuar se ka raste kur prindërit kërcënojnë njëri-tjetrin duke përdorur fëmijën.

    “Pse ndodhin rastet kriminale janë faktorë të ndryshëm dhe ka të bëjë me zhvillimet e fëmijërisë së hershme. Shumica e problemeve psikiatrike që shfaqen si të rritur të cilët edhe kanë kërkuar ndihmë psikologjike burimin e kanë pasur prej fëmijërisë së hershme. Kjo ka të bëjë me prindërimin familjen në të cilën rritet dhe zhvillohet individi”.

    “Ne e dimë që familja është qelizë ku gjithçka fillon aty. Askush nuk lind kriminel por janë sjelljet të cilat mësohen. Janë faktorët subjektiv dhe objektiv në të cilët hyjnë edhe varësisht prej rrethit ku rritet fëmija. Është një faktor tjetër neglizhenca e prindërve. Kur prindërit neglizhojnë fëmijët e tyre ne aspektin e emocionalitetit, kërkesave të fëmijëve të nevojave të tyre. Edhe fëmijëve duhet tu tregohen rregulla. Të kenë disiplinë”.

    “Në këtë rast nëse ka kujdesin prindëror do të jetë mundësia shumë e vogël që fëmijët të dërgojë deri në kriminalitet dhe abuzime të ndryshme. Ne raste të tjera prindërit janë dominues të familjes dhe çdo vendim i gabuar të parët që pësojnë janë fëmijët e tyre. Kisha thënë këshillat si shoqëri njerëzore. Nëse kërkojmë ndryshime të fillojmë nga vetvetja dhe të vetëdijesohemi si shoqëri dhe ti ndihmojmë fëmijët në zhvillimin e tyre. Kemi raste kur prindërit kërcënojnë njëri tjetrin duke përdorur fëmijën”, tha Bojaxhiu.

    Nga Rubrika
    Kronika12 Janar 2025
    Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë në veturën e një personi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Deçan pasi që tek shtëpia e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.