Prej Coronavirusit nuk kanë shpëtuar as forcat e armatosura shqiptare.
Gjatë një mbledhje (online) në komisionin parlamentar të sigurisë, shefi i shtabit të përgjithshëm të FA-ve Bardhyl Kollçaku, u shpreh se në total numri i të infektuarve me Covid nga ushtria shqiptare ka qenë 9, 5 prej të cilëve jashtë territorit të vendit.
“Personeli i njësisë së mbrojtjes, Forcat e Armatosura të infektuar me covid, gjithsej ishin 9 persona. 5 në misione, 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan”, u shpreh ai. Katër prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë, por jo në gjendje kritike serioze. Një person është i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre”-tha shefi i shtabit.
Më tutje Kollçaku foli për masat e marra në rast të një vale të dytë Covid. Sipas tij masat e marra janë kryer në bazë të udhëzimeve të NATO-s.
“Ne jemi të përgatitur dhe për një valë të dytë”-tha shefi i shtabit të FA.