Gazeta Blic ka siguruar listën e plotë të privatizuesve në Kosovë.
Sipas listës së siguruar nga Gazeta Blic, Ilir Morina është personi i cili e ka privatizuar një ari tokë për një euro.
Ai ka privatizuar 309 hektarë tokë të ndërmarrjes “Ndërmarrja e Re”.
Privatizimi ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2007.
Ditëve të fundit u bë zhurmë shumë e madhe pas raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar të ish- kryetarit të Bordit të AKP-së, Blerim Rexha, i cili tha se për 1 euro është privaitizuar një ari tokë.
Sipas kësaj liste të siguruar nga Gazeta Blic, mbi 755 milionë është vlera e privatizimeve.