×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izraeli publikon fotografinë: Gjysma e komandantëve të Hamas kanë vdekur

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2023

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat e armatosura të vendit të tij vranë rreth gjysmën e komandantëve të Hamasit gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore që kanë kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

    Ushtria izraelite supozon se Hamasi ka gjithsej 24 njësi që luftojnë në Gaza, me rreth 1000 anëtarë secili.

    Së shpejti, nuk do të ketë asnjë nga këto njësi të aftë për të kërcënuar Izraelin, tha nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad, duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp me kryeministrin Netanyahu. Sipas tij, Hamasi po humb gradualisht kontrollin mbi Rripin e Gazës.

    “Ne nuk do të harrojmë, as nuk do të falim,” tha Netanyahu, dy muaj pasi lufta Izrael-Hamas shpërtheu në një sulm të paprecedentë nga militantët e lëvizjes islamike palestineze më 7 tetor.

    Ushtria izraelite ka nisur operacionet në jug të Gazës që nga dita e djeshme, veçanërisht në qytetin më të madh, Khan Yunis.

    Netanyahu doli gjithashtu kundër organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe OKB-së, sepse sipas tij, nuk raportojnë krimet seksuale të kryera nga anëtarët e Hamasit ndaj grave.

    Ditën e djeshme, gjatë një takimi me pengjet e liruar gjatë armëpushimit të fundit dhe të afërmit e tyre, kryeministri izraelit u tha gazetarëve se kishte dëgjuar nga ata rrëfime të tmerrshme të përdhunimit./FrontOnline/

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.