×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izraeli merr përkohësisht nën kontroll zonën neutrale të Golanit pas rënies së regjimit të Assadit

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2024

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se ushtria izraelite ka marrë përkohësisht kontrollin e një zone neutrale të demilitarizuar në Rrafshnaltën e Golanit.

    Ai deklaroi se marrëveshja e vitit 1974 për çarmatim mes Izraelit dhe Sirisë ka “dështuar” pas marrjes së vendit nga forcat rebele.

    Netanyahu tha se kishte urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) që të hynin në zonën neutrale dhe në “pozita strategjike” në pjesën e pushtuar të Golanit nga Izraeli.

    “Ne nuk do të lejojmë asnjë forcë armiqësore të vendoset në kufirin tonë,” u shpreh ai.

    Ky veprim ndodhi pasi luftëtarët rebelë sirianë morën nën kontroll kryeqytetin e vendit, Damaskun, dhe rrëzuan regjimin e Bashar al-Assad-it.

    Forcat rebele, të udhëhequra nga grupi opozitar islamist Hayat Tahrir al-Sham (HTS), hynë në Damask herët në mëngjesin e së dielës dhe shpallën se Siria ishte “e lirë”.

    Netanyahu e përshkroi rënien e regjimit të Assad-it si një “ditë historike në Lindjen e Mesme”, njofton BBC.

    “Rënia e regjimit të Assad-it, tiranisë në Damask, ofron mundësi të mëdha, por gjithashtu mbart rreziqe të konsiderueshme,” tha ai.

    Netanyahu shtoi se ngjarjet në Siri janë rezultat i goditjeve të Izraelit kundër Iranit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah, aleatët e Assad-it.

    Ai deklaroi se marrja e pozicioneve siriane në zonën neutrale ishte një “pozicion mbrojtës i përkohshëm deri sa të gjendet një zgjidhje e përshtatshme”.

    “Nëse mund të vendosim marrëdhënie fqinjësore dhe paqësore me forcat e reja që po shfaqen në Siri, kjo është dëshira jonë.

    Por nëse jo, ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur shtetin e Izraelit dhe kufijtë tanë,” shtoi Netanyahu.

    Izraeli gjithashtu i ka paralajmëruar banorët e pesë fshatrave siriane brenda zonës neutrale që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa të ketë një njoftim tjetër.

    Forcat izraelite kanë shtuar praninë e tyre në Lartësitë e Golanit, të cilat janë një zonë strategjike rreth 60 kilometra në jugperëndim të Damaskut.

    Izraeli e mori Golanin nga Siria në vitin 1967 gjatë Luftës Gjashtëditore dhe e aneksoi njëanshëm në vitin 1981, veprim që nuk u njoh ndërkombëtarisht, përveç nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2019.\Klankosova.tv.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.