Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore, tash edhe në shtetin e Sirisë pas Gazës.
Në sulmet ajrore izraelite në disa ndërtesa banimi në Damask, 15 persona kanë humbur jetën ndërsa 16 janë plagosur.
Ushtria izraelite njoftoi se u sulmua selia e organizatës palestineze Xhihadi Islamik dhe objektiva të tjera.
Një ndërtesë që u godit ndodhet në vendbanimin Mazeh, raporton reuters.
Në Mazeh jetonin komandantët e organizatës libaneze Hezbollah, Gardës Revolucionare iraniane, Hamasit palestinez dhe Xhihadit Islamik.
Ndryshe, Izraeli ka nisur ofensivë ajrore në vendet fqinje të saj, si Libani dhe Siria.