×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu ndalua hyrja në Kosovë, reagon Petar Petkoviq

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë për t’ia ndaluar hyrjen në Kosovë, drejtori i të ashtuquajturëz zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se veprimet e politikanëve shqiptarë tregojnë se marketingu politik është më i rëndësishëm për ta sesa jeta dhe siguria e njerëzve.

    “Sonte, dy orë pas mesnatës, institucionet e përkohshme në Prishtinë vendosën të më ndalonin t’i vizitoja zonat e përmbytura në zonat serbe në provincën jugore dhe të dorëzoja ndihma humanitare për familjet e rrezikuara”, tha Petkoviq në një deklaratë.

    Ai tha se “është e qartë që fushata zgjedhore në Prishtinë filloi para afatit ligjor” dhe se “serbët ishin përsëri shënjestrat kryesore”.

    “Veprimet e politikanëve shqiptarë tregojnë se marketingu politik është më i rëndësishëm për ta sesa jeta dhe siguria e njerëzve. Në të njëjtën kohë, sjellja e Prishtinës tregon se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të sigurojë respektim për marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për lirinë e lëvizjes. Ne po marrim pjesë në çfarëdo mënyre në rritjen e tensioneve në provincë, sepse një atmosferë e tillë derdhet gjithmonë mbi kurrizin e njerëzve tanë, por një gjë për të gjithë mund të jetë i sigurt – askush nuk mund të na ndalojë t’i ndihmojmë njerëzit tanë. Ndihma e Qeverisë sonë do të arrijë tek njerëzit tanë të rrezikuar nga përmbytjet, siç kemi premtuar”, tha Petkoviq.

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur sot vendimin për t’ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë Petkoviqit.

    “Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Kjo sipas saj ka ndodhur pasi që Serbia po vazhdon të sillet në mënyrë destruktive.

    Petkoviq e ka vizituar Kosovën dy herë brenda një periudhe të shkurtër. Ai së fundmi ka qenë në Kosovë për Krishtlindjen ortodokse ku ka dhuruar apartamente të ndërtuara nga Qeveria e Serbisë për serbët e Kosovës./FrontOnline/

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.