Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka njoftuar se tash e disa ditë adresa e tij zyrtare në Facebook ka qenë cak i sulmeve kibernetike.
Ai tashmë rastin e ka paraqitur në polici, dhe kjo është bërë e ditur përmes raportit të policisë.
“Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresën time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër. Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore”, kishte shkruar Selmanaj. /FrontOnline