×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia përgatitet për bashkëjetesë me virusin: Lejohen vizitat te të afërmit, rifillon prodhimi

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    “Fillon Faza 2 dhe tani duhet të jetojmë me virusin”. Kështu deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp teksa prezantoi dekretin e ri që hyn në fuqi prej 4 majit dhe pritet të firmoset sonte.

    “Sjellja e përgjegjshme e secilit prej nesh do të jetë themelore: nuk duhet të afrohemi kurrë, distanca e sigurisë duhet të jetë së paku një metër” tha ai.

    Conte kujtoi se çështja është “të mbajmë distancën shoqërore ose të rrisim kurbën”.

    “Nëse e doni Italinë, mbajeni distancën” apeloi ai.

    Conte shtoi se ë bashku me të gjithë ekipin e ministrave janë të angazhuar për rimëkëmbjen, për të ndryshuar gjithçka që është e gabuar.

    Mekanizmi i kontrollit të kurbës

    Rajoni e provinca do të komunikojnë çdo ditë situatën e kurbës së infektimit. Në çdo 3 ditë një ekip ekspertësh i Ministrisë së Shëndetësisë do të analizojë ecurinë e territorit e do të marrë masa për hapje ose mbyllje.

    50 cent çmimi për maskat kirurgjikale

    Ai tha se çmimet e maskave do të fiksohen dhe kontrollohen.

    “Në një dekret të ardhshëm ne duam të eliminojmë TVSH dhe maskat duhet të kushtojnë 0.5 euro”.

    Rinovimin automatik të bonusit 600 euro

    “Ndërhyrjet po studiohen në kompani. Italia nuk do të rindizet nëse biznesi nuk rindizet. Për ata që e kanë marrë tashmë bonusin 600 euro, ne po eksperimentojmë me mundësinë e një rinovimi automatik. Në dekretin tjetër do të ketë më shumë ndihma për kompanitë, qëllimi nuk është subvencione por më shumë punësime”.

    Nga 4 maji lejohen ceremonitë e varrimit

    Nga 4 maji do të lejohen funeralet por me një maksimum prej 15 personash me maska dhe distanca.

    Aktivitete fizike me distancë

    “Ne garantojmë qasje në vendet publike siç janë parqet, në diskrecionin e administratave lokale. Aktiviteti fizik do të jetë i mundur me një distancë prej 2 metrash për aktivitete konkurruese dhe 1 metër për ato të thjeshtë. Dritë jeshile për trajnimet duke mbajtur distancën”.

    Nga 4 maji hapen industritë prodhuese dhe restorantet me Delivery

    Conte njoftoi se do të hapen industritë prodhuese duke respektuar të gjitha protokollet e sigurisë si dhe restorantet të cilat do të funksionojnë me porosi online, pra do të dërgojnë ushqim në shtëpi.

    Tregtia me pakicë do të rihapet nga 18 maji, baret, parukeritë dhe qendrat estetike nga 1 qershori

    Conte njoftoi se tregtia me pakicë do të rihapet nga 18 maji. Gjithashtu do hapen edhe 18 muze, ekspozitat dhe mundësia e stërvitjes për sportet në ekip. Nga 1 qershori hapen gjithashtu bare, restorante, parukieritë dhe qendrat estetike.

    Çfarë përcakton dekreti që hyn në fuqi prej 4 majit?

    – Nuk lejohet lëvizja nga një rajon në tjetrin, lejohet lëvizja vetëm brenda rajonit për motive pune, shëndeti e për të takuar të afërmit.

    – ndalohen grumbullimet, eventet e festat private e publike

    -hapen parqe e vila publike e historike

    – lejohet akriviteti sportiv në natyrë në distancë 2 metra nga njëri-tjetri

    – lejohet stërvitja e sportistëve në respekt të masave të distancimit social në sporte jo kolektive

    – lejohet ceremonia e varrimit me maksimumi 15 persona

    – lejohet aktiviteti i bareve e restoranteve për të marrë ushqim ose për të trasportuar, por jo për konsum.

    – më 4 maj hapen aktivitete në sektorin e manifakturës, në sektorin e ndërtimit e në ato të shitjes me shumicë.

    – protokoll sigurie për mjetet e transportit publik

    – protokoll sigurie për punëtorët e sektorit të ndërtimit

    -më 18 maj lejohet hapja e çdo aktiviteti tregtar, dyqane, muzeve, ekspozita , biblioteka

    – lejohen të hapen më 1 qershor parukeri, qëndra estetike, bare e restorante.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.