×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismet Salihu: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses tregon se në Kosovë nuk është i konsoliduar shteti juridik

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2021

    Nga ana tjetër, profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, për Front Online tha se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës përveç që është vepër penale, ka imazh të keq edhe për shtetin e Kosovës.

    Ai tha se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon se shteti nuk është i konsoliduar si shtet juridik.

    “Moszbatimi i vendimit të gjykatave në përgjithësi në veçanti të Gjykatës Kushtetuese ka dimensione ose cenon dy aspekte. Së pari në aspektin politik tregon se në atë shtet, në Kosovë nuk respektohet, nuk është i konsoliduar shteti juridik, në aspektin politik është jo mirë pasi që e cenon imazhin e shtetit brenda për brenda, por edhe me relacionet ndërkombëtare. Ndërsa në aspektin juridik penal mosrespektimi, moszbatimi i vendimit të gjykatës është vepër penale, është e paraparë në kodin penal moszbatimi i vendimi i vendimit të gjykatave në përgjithësi”, tha Salihu për Front Online.

    Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës është vepër penale, duhet të merret Prokuroria

    Më 24 shtator të këtij vitit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerr “Vendim për mosekzekutim të aktgjykimit”, ku thuhet se vendimi i saj i vitit 2016 nuk është ekzekutuar.

    Bëhet fjalë për vendimin që Manastiri i Deçanit është pronar i mbi 24 hektarëve tokë dhe pyll.

    Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese thekson se nuk ka juridiksion të vlerësojë përgjegjësinë për mosekzekutimin e një vendimi të Gjykatës nga organet përgjegjëse, por që një vlerësim i tillë i takon Prokurorit të Shtetit, në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës./Front Online/

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, për FrontOnline ka folur për sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga lideri i tij, Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje nënsekretarja për Diplomaci Publike, Liz Allen me presidenten Vjosa Osmani...
    Lajme20 Maj 2024
    Kroacia do të dislokojë ditën e sotme në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it Ministria...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje, që do të fillojë nga ora 11:00, pritet të bëhet...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka vdekur pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte ishte rrëzuar. Rrënojat e helikopterit që po bartte Raisin...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu”, njofton Instituti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.