×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës është vepër penale, duhet të merret Prokuroria

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2021

    Po bëhen 6 vjet kur Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që t’i njihej e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë.

    Ky vendim nuk është zbatuar që nga maji i vitit 2016, ndonëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha palët.

    Vendimet e Organit më të lartë legjislativ, nuk po zbatohen as nga Komuna e Prizrenit për lagjen “Dardania”, ku Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të planit detal urban në Lagjen ish Jablanicë, tanimë “Dardania” në Prizren, të miratuar nga Kuvendi Komunal me 30 prill 2009.

    Mirëpo, këto dy vendime ashtu si edhe dy të tjera të kësaj Gjykate nuk janë duke u zbatuar.

    Për moszbatimin e këtyre vendimeve, Gjykata Kushtetuese ka marrë disa veprime.

    Në një përgjigje për Front Online, nga kjo Gjykatë thonë se ndaj Komunës së Prizrenit kanë lëshuar dy urdhëresa.

    Ndërsa për mos zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Prokurorin e shteti të cilët në pyetjet e parashtruara nga FrontOnline, për këtë vendim nuk kanë kthyer përgjigje.

    E përveç këtyre Kushtetuesja ka njoftuar prokurorinë edhe për dy vendime tjera, për parashtresën e Adem Metës dhe Ali Azemit.

     

    Kadri Kryeziu: Gjykata duhet ta njoftoj prokurorin për një veprim anti-ligjor

    E mos zbatimi i këtyre vendimeve, sipas ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, është vepër penale, me të cilën duhet të merret prokuroria.

    “Nëse nuk zbatohen vendimet e Gjykatave dhe Gjykatës Kushtetuese është vepër penale e sanksionuar me kodin penal të Republikës së Kosovës. Afati në momentin kur vendimi hyn në fuqi, nëse nuk zbatohet, Gjykata kushtetuese e njofton prokurorin për një veprim antiligjor, këto vendime duhet të zbatohen në bazë të nenit 116 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Kryeziu për Front Online.

     Ismet Salihu: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses tregon se në Kosovë nuk është i konsoliduar shteti juridik

    Nga ana tjetër, profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, për Front Online tha se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës përveç që është vepër penale, ka imazh të keq edhe për shtetin e Kosovës.

    Ai tha se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon se shteti nuk është i konsoliduar si shtet juridik.

    “Moszbatimi i vendimit të gjykatave në përgjithësi në veçanti të Gjykatës Kushtetuese ka dimensione ose cenon dy aspekte. Së pari në aspektin politik tregon se në atë shtet, në Kosovë nuk respektohet, nuk është i konsoliduar shteti juridik, në aspektin politik është jo mirë pasi që e cenon imazhin e shtetit brenda për brenda, por edhe me relacionet ndërkombëtare. Ndërsa në aspektin juridik penal mosrespektimi, moszbatimi i vendimit të gjykatës është vepër penale, është e paraparë në kodin penal moszbatimi i vendimi i vendimit të gjykatave në përgjithësi”, tha Salihu për Front Online.

    Më 24 shtator të këtij vitit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerr “Vendim për mosekzekutim të aktgjykimit”, ku thuhet se vendimi i saj i vitit 2016 nuk është ekzekutuar.

    Bëhet fjalë për vendimin që Manastiri i Deçanit është pronar i mbi 24 hektarëve tokë dhe pyll.

    Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese thekson se nuk ka juridiksion të vlerësojë përgjegjësinë për mosekzekutimin e një vendimi të Gjykatës nga organet përgjegjëse, por që një vlerësim i tillë i takon Prokurorit të Shtetit, në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

    /Front Online/

     

     

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Mbrëmë në orët e vona ka pasur reshje të mëdha të shiut në Prishtinë. Si rezultat i tyre, disa lagje në Prishtinë...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel. Në raportin e policisë...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, në një prononcim për FrontOnline e konsideron skandaloze udhëheqjen e Qeverisë nga kryeministri Albin Kurti. ‘’Kemi skandale...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Opinione20 Maj 2024
    Shkruan Bekim Çollaku E diela e qetë e tradhton vazhdimisht kryeqytetin tonë jashtëzakonisht të zhurmshëm. Java që fillon nesër do të mund...
    Lifestyle20 Maj 2024
    Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të zemrës Dieta luan...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Vip20 Maj 2024
    Urimi dhe Alisa sonte kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me dasem madhështore. Çifti kanë organizuar një ceremoni që ftuan familjarë miq dhe...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, për FrontOnline ka folur për sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga lideri i tij, Albin Kurti dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.