×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zëdhënësi i Qeverisë “Kurti” zyrtarizohet në postin e njëjtë në parti

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Zëdhënësi i Qeverisë së Albin Kurtit, Përparim Kryeziu, edhe zyrtarisht ka marrë pozitë në Lëvizjen Vetëvendosje. Pas rënies së Qeverisë, Kryeziu do të jetë zëdhënës i partisë.

    Kryeziu që u bë i njohur nga paraqitja e parë e tij si zëdhënës me ish-zëvendëskryeministrin Haki Abazi, tash do të angazhohet si zëdhënës i LVV’së.

    Partia e Kurtit, përmes një njoftimi për media, ka shpalosur biografinë e zëdhënësit të saj të ri.

    Shkrimi i plotë:

    Përparim Kryeziu merr detyrën e zëdhënësit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

    Përparim Kryeziu është i diplomuar me nderime të larta nga Universiteti i Ri i Lisbonës (Universidade NOVA de Lisboa), ku ka studiuar Sociologji Ekonomike dhe e Organizatës. Ai ishte bursist i programit SIGMA Agile. Studimet bachelor në Sociologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prej të cilave vitin e fundit të tyre e ka ndjekur në Universitetin e Antëerp-it (Universitetit Antëerpen) në Belgjikë duke qenë përfitues i bursës JoinEU-SEE. Të dy këto bursa të financuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian.

    Përparim Kryeziu gjithashtu ka qenë bursist pionier i programit të shkëmbimit YES (Youth Exchange and Study) të financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, nëpërmjet të cilit vitin ka ndjekur një vit të shkollës së mesme në Vermont të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Për gati tre vjet ka qenë anëtar i shoqërisë civile. Në dy vitet e fundit ka qenë pjesëmarrës aktiv në diskutime publike mbi Dialogun Kosovë-Serbi nëpërmjet punimeve dhe analizave të shkruara dhe kontributit në debate televizive.

    Së fundmi, Përparimi ishte zëdhënës i Qeverisë Kurti, ndërsa tani do e ushtrojë detyrën e zëdhënësit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. I urojmë Përparimit punë të palodhshme në rrugëtimin e tij, bashkë me ne, në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.