×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari i Batalionit Atlantiku: Z. Kurti, ne nuk ishim pa emër, mos hezito ta përmendësh e nderosh UÇK-në

    FrontOnline
    10 Prill 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në profilin e tij zyrtar në ‘twitter’ ka shkruar për Betejën e Koshares, e cila ka rastisur të jetë në të njëjtën ditë kur Kosova shënon edhe Ditën e Kushtetutës.

    Megjithatë Kurti në këtë postim nuk e ka përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por është referuar vetëm si “gra e burra të guximshëm”.

    Kjo ka nxitur reagime të shumta. Pa reaguar s’ka qëndruar as aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtrai i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi, i cili është edhe autor i librit “ “Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit Adriatiku”.

    Lushi i ka thënë kryeministrit Kurti se nuk duhet hezituar për t’a përmendur e nderuar emrin e krenarisë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Aktivisti shqiptar në SHBA tutje ka thënë se të gjithë gratë dhe burrat e guximshëm kanë pasur emër dhe ai është UÇK.

    “z. Kryeministër Albin Kurti, “burrat dhe gratë e guximshme” s’janë të paemër, e kishin një emër: UÇK. Mos hezito që ta thuash, ta shkruash dhe ta nderosh EMRIN TONË MË KRENAR. Ne nuk ishim burra e gra të paemër. Ne ishim Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK”, ka shkruar Lushi në kundërpërgjigjen e tij për kryeministrin Kurti./FrontOnline/

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tregoi për vizitën që pati në mëngjes në Leposaviq ku shkoi bashkë me...
    Lajme09 Tetor 2024
    SBASHK-u ka bërë të ditur se Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel, ka përgëzuar vazhdimisht këtë sindikatë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së në Malishevë, Mirlinda Gashi, ka dalur publikisht në përkrahje të NISMA-s dhe koalicionit AAK-NISMA. Ajo ka...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Misioni Amerikan në NATO e ka njoftuar që ushtarët e tyre e kanë përfunduar Ushtrimin Stërvitor të Forcave të Kosovës. “Ushtarët amerikanë...
    Kronika09 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një burrë. Policia bën të ditur se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim për sulmin terrorist në Banjskë, sot kanë dalë para gjykatës. Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria të ketë rritje të vlerës së koeficientit njëjtë si inflacioni e rritja...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca përgatitore, ku tre të akuzuarit që gjenden në paraburgim do të deklarohen rreth fajësisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.