×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-presidenti i Katalonjës kritikon Sanchezin: Njohu Palestinën, por s’njeh evropianët e Kosovës

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Ish-presidenti i rajonit spanjoll të Katalonjës, Carles Puigdemont ka kritikuar këtë të premte vendimin e qeverisë së Pedro Sanchezit të Spanjës për të njohur shtetin palestinez.

    Puigdemont, i cili gjatë fushatës zgjedhore katalanase heshti për krizën e Gazës, tani vë në pikëpyetje vendimin e qeverisë spanjolle, duke kujtuar se Spanja nuk e ka njohur Kosovën dhe qeveria e Sanchezit ka injoruar saharasit (banorët e Saharës Perëndimore, që për 89 vjet ka qenë koloni e Spanjës), raporton media spanjolle “El Independiente“.

    Ai kritikon “standardin e dyfishtë” të Sanchezit sepse “populli i Katalonjës” ka “të njëjtën të drejtë për vetëvendosje si populli i Palestinës”.

    Në një video të postuar në profilin e tij në X, Puigdemont thekson se qeveria spanjolle njofton “në mes të një konflikti të armatosur që po trondit botën” dhe “mund të duket se shteti spanjoll është bërë tani një mbrojtës i së drejtës së vetëvendosjes së popujve si mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve”.

    Një qëndrim që “shumica e katalanasve e kanë mbrojtur gjithmonë”, thotë lideri pro-pavarësisë së Katalonjës. Por nuk është kështu, shton Puigdemont, duke kujtuar se Spanja “është një nga vendet e pakta evropiane” që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. “Nuk ia njeh të drejtën evropianëve të Kosovës që të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre, pavarësisht se Bashkimi Evropian tashmë ka marrëdhënie diplomatike me ta”, thotë Puigdemont.

    Spanja, tha ai, “është mbi të gjitha shteti që shtypi katalanasit për referendumin e 1 tetorit” të vitit 2017.

    Për Puigdemont, “populli i Palestinës ka të drejtën e vetëvendosjes si populli i Katalonjës” dhe me vendimin e saj, qeveria e Spanjës vendos një “standard të dyfishtë” që “dobëson” demokracitë evropiane “kur e praktikojnë atë jashtë vendit dhe nuk e praktikojnë atë në shtëpi”.

    Aktualisht, Puigdemont jeton në ekzil në Belgjikë pasi kërkohet nga drejtësia spanjolle për organizimin e referendumit për pavarësi në vitin 2017.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Qershor 2024
    Zëdhënësi për punë të jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dje deklaroi se Kosova ende nuk e ka dorëzuar një raport të...
    Lajme26 Qershor 2024
    Bashkimi Evropian dje tha se Kosova ende s’e ka ndarë me BE-në raportin përfundimtar për hetimet e Banjskës. Qeveria e Kosovës deklaroi...
    Lajme26 Qershor 2024
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skënder Reçica, për FrontOnline, thotë se më së miri e tregon gjendja faktike premtimin e dhënë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Qershor 2024
    Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doçi, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet...
    Vip25 Qershor 2024
    Më në fund është publikuar podcasti i Bleros dhe Afronës, promo e së cilit nxiti shumë reagime e kureshtje në publik. “Pse...
    Lajme25 Qershor 2024
    Është sekuestruar një revole të tipit “Zoraki” dhe katër copë fishekë. Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është ndaluar një...
    Lajme25 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona...
    Lajme25 Qershor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Albin Kurti është dorëzuar si kryeministër. Ajo...
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e akademik Rexhep Qosja. Kurti shkoi për ta uruar personalisht Qosjen për ditëlindjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.