Ish-presidenti francez Francois Hollande, i cili qeverisi vendin për një mandat nga viti 2012 deri në vitin 2017, është zgjedhur si deputet i parlamentit francez për Correze, të cilin ai e përfaqësoi në vitet 1980 dhe 1990.
Hollande nuk kandidoi për një mandat të dytë si president pasi ai i shihte shanset e tij për rizgjedhje si shumë të pakta.
Ai u pasua nga një nga ministrat e tij të atëhershëm të ekonomisë, Emmanuel Macron.
Hollande ishte tërhequr kryesisht nga jeta politike pas mandatit të tij presidencial, por u rikthye pasi tha se e djathta ekstreme “përbënte një rrezik real” për vendin.
“Si mund të jem i dobishëm? Duke mbajtur pozicionet që kam mbajtur, duke bërë një numër të caktuar kërkesash për politikën e jashtme të vendit tim, unë mund të jem i dobishëm për t’u siguruar që interesat e Francës të ruhen”, tha ai për BFM pas zgjedhjes së tij.
Si president, Hollande legalizoi martesat e të njëjtit seks dhe udhëhoqi reagimin e Francës ndaj një vargu sulmesh të cilësuara si terroriste, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.