×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ish-ministri Stavileci: Shtrenjtimi i rrymës, Qeveria s’ka njohuri elementare

    FrontOnline
    01 Shkurt 2022

    Komente nga më të ndryshme të palëve të interesit janë dërguar të hënën në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) rreth shtrenjtimit të rrymës.
    Gjitha këto komente janë bërë pas debateve të shumta se energjia elektrike do të shtrenjtohet prej mbi 100 për qind për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat energji elektrike në muaj, përkundër një subvencionimi nga ekzekutivi i vendit prej 75 milionë euro.

    Shtrenjtimi i energjisë elektrike është arsyetuar nga kryeministri Kurti, i cili këtë e ka mbështetur me rritjen e çmimit të importit të energjisë si dhe mungesën e prodhimit vendor, përderisa kjo po kundërshtohet ashpër nga partitë opozitare, si dhe nga ekspertët e fushës.

    Kundër shtrenjtimit të rrymës së fundi janë mbajtur dy protesta e një debat Parlamentar.

     

    Stavileci: Të realizohen projekte që ruajnë xhepat e qytetarëve dhe ambientin

     Por, si po e sheh ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, propozimin për shtrenjtim të energjisë.

    Stavileci në një prononcim për FrontOnline thotë se kjo Qeveri po futet në krizë të re dhe se kjo po ndodhë për shkak të veprimeve të saja.

    Sipas tij, kjo Qeveri për zbutjen e problemit me energji elektrike po bën edhe diskriminimin e qytetarëve.

    “Kur nuk ka dijeni elementare dhe veprime esenciale, pastaj ajo me vetëdije po futet në kriza të reja, të cilat shkaktojnë kaos dhe konfuzion aq të madh saqë edhe diskriminimit të qytetarëve i vie radha të jetë mjet për gjoja zbutjen e problemit, e në fakt problemin lërë që s’po e zgjidhin fare por po e thellojnë edhe më shumë”, ka thënë Stavileci për FrontOnline.

    Stavileci thotë se për të ardhmen e sektorit energjetik duhet të bëhen planifikime afatgjate.

    “E, ardhmja e sektorit energjetik do të duhej të varej nga projektet të cilat kanë arsyeshmëri teknike, ekonomike, sociale dhe mjedisore. Për këtë arsye bëhen analiza dhe pastaj planifikimet afatgjata në mënyrë që të kemi strategji me të cilën sigurojmë furnizim të mjaftueshëm dhe të rregullt, kemi kapacitete financiare për ta realizuar, nuk rëndojmë xhepat e qytetarëve dhe ruajmë mjedisin tonë”, është shprehur ai për FrontOnline.

     

    Ish-ministri Stavileci: Kompania “Bilfinger” s’kishte garancë për asnjërin prej komponentëve që duhej t’i përmbushte

    Kriza me energji elektrike në Kosovë ka ngjallur debate të shumta.

    E, në seancën e Kuvendit kur është diskutuar pikërisht për këtë çështje, ish-qeverisja e Isa Mustafës është akuzuar që pikërisht në vitin 2015 ka refuzuar projektin për rivitalizimin e termocentralit Kosova A nga kompania gjermane “Bilfinger”.

    Kjo kompani ishte thënë se do t’i siguronte Kosovës energji për rreth 30 vjet.

    Në atë kohë ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik ishte Blerand Stavileci.

    Pikërisht për këtë çështje ai ka folur për FrontOnline, duke dhënë një përgjigje të shkurtë.

    “Projekti të cilit ju i referoheni ishte në nivel ideor dhe nuk kishte garanca për asnjërën nga komponentët esencial që do të duhej t’i përmbushte”, është shprehur shkurt Stavileci për FrontOnline.

    Organi që rregullon aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë propozoi shtrenjtimin e rrymës për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj, duke nxitur reagime dhe dy protesta.

    Duke e marrë për bazë një zotim të Ministrisë së Ekonomisë se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRRE ka thënë se rritjes së çmimit të rrymës do t’i shpëtojnë vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë më pak se 600 kWh rrymë në muaj.

    Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.

    Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh.

    Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kwh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës./FrontOnline/

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.