×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri Lekaj: Qeveria Kurti ka dështuar në infrastrukturë, këto janë top tri dështimet

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Ish-ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, për FrontOnline, ka folur mbi punën qeverisëse të Qeverisë Kurti, veçmas në apskeitn infrastrukturor.

    Sipas Lekajt, në fushën e infrastrukturës, Qeveria Kurti ka më shumë dështime se sa suksese.

    ‘’Nëse analizojmë katër vitet e qeverisjes Kurti në fushën e infrastrukturës, shohim më shumë dështime sesa suksese’’ shprehet ai.

    Lekaj, ka veçuar tri dështimet e Qeverisë në apsketin infrastrukturor.

    ‘’Po i veçoj tri prej tyre: 1. Bllokimi dhe vonesat në projekte kyçe – Autostrada e Gjilanit është një shembull konkret ku kjo qeveri ka vonuar punimet, duke dëmtuar qytetarët dhe bizneset e rajonit. E njëjta situatë ka ndodhur me rrugën Prishtinë-Pejë , Gjakovë-Dollc, projektet në Dukagjin. 2. Dështimi me mirëmbajtjen e rrugëve dhe sigurinë rrugore – Nuk ka pasur investime të duhura në mirëmbajtje, sidomos në rrugët nacionale dhe rajonale, mungesa e ndriçimit dhe sinjalizimi i dobët kanë ndikuar negativisht në sigurinë e qytetarëve. 3. Politizimi dhe mungesa e vizionit për transportin publik dhe infrastrukturën moderne – Për katër vite nuk kemi parë asnjë projekt të rëndësishëm për transportin urban e ndërurban, nuk është ndërtuar asnjë kilometër i ri i hekurudhës dhe nuk është avancuar ideja për ndonjë formë transporti modern për kryeqytetin’’ deklaron Lekaj,

    Ish-ministri i infrastrukturës i sheh si të humbura këto vite për Kosovën.

    ‘’Megjithatë, në përgjithësi, këto katër vite kanë qenë të humbura për infrastrukturën e Kosovës, dhe qytetarët po i ndjejnë pasojat e kësaj paaftësie’’ përfundoi Lekaj për FrontOnline.

    Cilat ishin sukseset dhe dështimet e Qeverisë “Kurti” për katër vite në pushtet?

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Një person ka humbur jetën të dielën në Drenas, derisa ishte në vendin e tij të punës. Policia njofton se viktima mashkull...
    Lajme31 Mars 2025
    Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar partinë në pushtet për zvarritje të qëllimshme të procesit të krijimit të...
    Lajme31 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Sot shënohet 26 vjetori i masakrës në Pastasel të Rahovecit kun u vrarë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat...
    Lajme31 Mars 2025
    Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente të...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Presidenti nuk e përjashtoi këtë mundësi në intervistën e tij për NBC. Por Kushtetuta sot e bën shumë të vështirë këtë mundësi....
    Front TV30 Mars 2025
    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës të dielën mbrëma. Zëdhënësi i Policisë,...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Pas bisedës telefonike që pati me presidentin francez Emanuel Macron, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ata ranë dakord për t’u takuar...
    Vip30 Mars 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, i shumë fytyra publike uroi festën e Fitër Bajramit. Por urimi i tij disi u veçua...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.