×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik: Qeveria të kërkojë përgjegjësi nga Elektroseveri për rrymën në veri

    FrontOnline
    15 Shkurt 2023

    Në fund të qershorit të vitit të kaluar Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka licencuar kompaninë serbe “Elektrosever” për furnizim me energji elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për 5 vitet e ardhshme.

    Por, pavarësisht kësaj kjo kompani sot e asaj dite ende nuk është duke e zbatuar marrëveshjen.

    Tri pikat të cilat nuk po zbatohen nga “Elektroserveri”, janë pikat 2, 3 dhe 5, shkruan Front Online.

    Në pikën e dytë të Udhërrëfyesit përmendet lëshimi i licencës për furnizim, Elektroseveri do t’i sigurojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat e fundit të disponueshme për konsumatorët, nëpërmjet BE-së.

    Në pikën e tretë të Udhërrëfyesit thuhet se Elektroseveri do të nënshkruajë teknikalitetet e nevojshme të marrëveshjes me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës. Pra, Marrëveshja kornizë për pranimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike me KOSTT-in, Marrëveshja mbi detyrimin e bilancit me KOSTT-in, Marrëveshjen e kyçjes me KEDS-in dhe një Marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të distribucionit (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe lidhja fizike e konsumatorëve të rinj) në katër komunat veriore me shumicë serbe.

    Në pikën e pestë të Udhërrëfyesit thuhet se pas marrjes se licencës për furnizim, KEDS dhe KOSTT (nën lehtësimin e BE-së, nëse ka nevojë) do të kenë qasje te nënstacioni i Vallaçit, si dhe në infrastrukturën tjetër për shpërndarje.

    Si shkak i kësaj serbët e veriut vazhdojnë të mos paguajnë faturat e energjisë elektrike.

    Kurse, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ndau edhe  17.5 milionë euro nga buxheti i shtetit për mbulimin e shpenzimeve të energjisë në katër komunat veriore.

    Qeveria kishte njoftuar se këto mjete janë ndarë për KOSTT-in, për pagesën e borxheve ndaj rrjetit evropian të operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike.

    Për moszbatimin e kësaj marrëveshje për Front Online ka folur ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

    Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë përgjegjësi nga kjo Elektroserveri.

    “Qeveria për të gjitha temat, për të gjitha problemet, por edhe për të gjitha premtimet dhe zotimet duhet të mbajë përgjegjësi dhe të kërkojë përgjegjësi. Abstenimi nga përgjegjësia është paaftësi dhe mungesë guximi e vendosmërie. Po të ishte e vetmja temë kjo dhe i vetmi problem ky mbase edhe do ta mirëkuptonim, por kur shohim se të gjitha premtimet, zotimet e përgjegjësitë i ka braktisur atëherë kjo është për keqardhje të madhe”, ka thënë Stavileci për Front Online.

    Kur, është pyetur se a duhet serbët e veriut ta paguajnë vet rrymën, pas licencimit të kësaj kompanie, Stavileci ka pasur një përgjigje të shkurtë.

    “Normalisht që po”, ka deklaruar ish-ministri Stavileci.

    Ndërsa, ka thënë se Qeveria duhet të marrë masa ndaj të njëjtës kompani, por pa treguar se çfarë masa.

    Nënstacioni elektrik në Vallaç është një prej pikave e cila i furnizon me energji elektrike katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe hidrocentralin e Ujmanit (Gazivodës), si dhe i takon rrjetit të shpërndarjes së Kosovës edhe sipas Marrëveshjes së Brukselit për energjinë të vitit 2013 dhe asaj të vitit 2015.

    Me këtë marrëveshje synohet të rregullohet çështja e furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

    Qytetarët e këtyre komunave që nga viti 1999 nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.

    Llogaritet se fatura e përgjithshme e konsumatorëve për energji në veri shkon deri në 12 milionë euro në vit./Front Online

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.