×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Shëndetësisë -Kurtit: Deri t’i bie ndërmend për Covid-19 të ruhemi nga virusi

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani, ka thënë se krzeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e shantazhon e kërcënon opozitën, teksa e ka quajtur të pa aftë për dialogim me kundërshtarë politik.

    Rrahmani këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’. Tutje, ai ka përmendur edhe koronavirusin, për të cilin ka thënë se Kurti po e neglizhon atë.

    Reagimi i tij vjen pasi i pari i ekzekutivit iu kundërvy opozitës për zhvillimet e mbrëmshme lidhur me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

    “Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, deklaroi ai.

    Postimi i plotë:

    Një udhëheqës që në emër të votuesve të vet, kërcënon dhe shantazhon opozitën, respektivisht votuesit e saj, nuk garanton siguri dhe përparim.
    Aftësia e munguar për të dialoguar me kundërshtarët politik, ikja nga përgjegjësitë qeverisëse dhe krijimi në vazhdimësi i krizave si mjet veprimi, fatkeqēsisht po e dëshmojnë se ndryshimi ndodhi por në drejtimin mbrapa, në opcionin e keq të tij.
    “Mos t’raft me harru”, thot populli!
    P.S. Derisa fituesit të zgjedhjeve ti bie ndêrmend se ai është përgjegjësi kryesor për ruajtjen e shtetit dhe demokracisë, na duhet të ruhemi edhe me tutje nga Covid 19. Respekto masat e IKSHP sepse ska rrugë tjetër.

    MeIKSHPK
    Memantelbardhët

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani ka njoftuar se është takuar në një darkë pune me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Analisti amerikan Charles Cupchan tha se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA bëhet për të fituar popullaritet, por kjo...
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, e 224-ta me radhë, në të cilën ka miratuar rritjen e shumës së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënojnë ashpër edhe një kërcënim tjetër që është bërë gjatë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Hercegovinë nga vërshimet dhe përmbytjet që ndodhën së...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka demantuar lajmet se ministri Ejup Maqedonci ka dhënë dorëheqje nga ushtrimi i detyrës së tij. Në reagimin e...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se përkundër deklaratës së Kasanot që Kosova ta dërgoj në Gjykatën Kushtuese, Draft-Asociacionin, kryeministri Albin Kurti...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, ka folur pas vizitës së emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof. Batusha, thotë se fillimisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.