Haki Shatri, ish ministër i Financave, për Front Online foli edhe për ankesat e shumta që kanë qenë për faturat e dhjetorit 2023 të të energjisë elektrike, të cilat ishin më të shtrenjta.
Ai thotë që Qeveria duhet të merret me këtë.
Shatri thotë se nuk është ndërhyrje nëse Qeveria kërkon raportim nga zinxhiri i furnizuesve të energjisë elektrike.
“Qeveria për këtë është. Rregullatori është i pavarur, mirëpo në qoftëse ka ankesa dhe vërehet që nuk është brenda parimeve, brenda rregullave, Qeveria duhet me kërku sqarim sepse e kanë të drejtë me kërku, raportim, se çka ka ndodh, pse, kërkesa për raportim nuk është ndërhyrje. Ndërhyrje është nëse ia imponon me e ngrit çmimin ose me e ulë çmimin me një vendim të paargumentuar. Por, kërkesa për me raportu, me i sqaru, edhe me i mbikëqyr, me i auditu edhe Rregullatorin, edhe KEDS-in, cka janë zinxhirë të furnizimit është gjë normale, dhe shteti prandaj ekziston”, ka thënë ai për Front Online.