Nuk ka dyshim se kur një futbollist e ndryshon kampionatin dhe shtetin gjatë një transferimi, e ka të vështirë të përshtatet.
Kjo ka ndodhur edhe me Vedat Muriqin, i cili u largua nga Fenerbahçe për t’u transferuar në Serie A te Lazio, shkruan FrontOnline.
Në 25 paraqitje në të gjitha garat, 26-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola.
Lazio ka paguar rreth 20 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, por që Muriqi ende nuk e ka justifikuar këtë shumë.
Megjithatë, ish-mbrojtësi i Lazios, Raffaele Sergio ka thënë se Muriqi mbetet pjesë esenciale e skuadrës së Simone Inzaghit.
“Muriqi është një futbollist i rëndësishëm. Nëse ai e gjen vetëbesimin, mund të bëjë mirë. Sulmuesit në Lazio duhet ta gjejnë veten”, ka thënë Raffaele për “Lazio News”.
“Immobile poashtu nuk është në formë dhe Muriqi mund të përmirësohet. Inzaghi do ta zgjidhë problemin e tij së shpejti”, tregoi ai./FrontOnline/