×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Pas përfundimit dhe inaugurimit të sporteleve në Radiologji dhe në Biokimi në pjesën e parë të muajit dhjetor, sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm në përurimin e sporteleve të digjitalizuara dhe punimeve të tjera në Klinikën e Kirurgjisë.

    Në kumtesën për media të kryeminsitrisë theksohet se aty u përfshi digjitalizimi i sporteleve në Kirurgjinë Plastike, në Kirurgjinë Torakale dhe Urologji, në Kirurgjinë Abdominale, në Kirurgjinë Vaskulare dhe Neurokirurgji.

    “Një renovim i një hapësire prej mbi 1000 metra katrorë me rreth 400 mijë euro gjithsej. Tash është bërë lehtësimi i qasjes edhe i orientimit për të gjithë pacientët. Sportelet janë të digjitalizuara dhe në të njëjtën kohë kemi krijuar për herë të parë infrastrukturë moderne me standarde ndërkombëtare për pacientët me aftësi të kufizuar”, deklaroi kryeminisrti Kurti.

    Më tej theksohet se përveç rregullimit të sporteleve, në Klinikën e Kirurgjisë është realizuar edhe rregullimi i mureve, pllafoneve dhe dyerve, instalimi i parmakëve dhe i ndriçimit të shkallëve, si dhe rregullimi i të gjitha dyerve me dalje në korridor dhe në pritore.

    Kurti u shpreh se prioriteti i qeverisë ka qenë gjithmonë të fusha e shëndetësisë, për përmirësimin e kushteve dhe kujdesit shëndetësor, por gjithashtu edhe të kushteve të dinjitetshme të punës për punëtorët shëndetësorë, meqenëse shërimi i pacientit varet edhe nga mirëqenia e doktorit e infermierit.

    Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se do të vazhdojnë edhe me investime të tjera në klinikat kirurgjike në mënyrë që pacientët të marrin shërbime sa më të mira, të ketë sa më pak infeksione intrahospitalore dhe në anën tjetër mjekët dhe infermierët të kenë kushtet sa më të mira për punë.

    “Kemi filluar me renovimin dhe transformimin e blloqeve operative në shumicën e klinikave kirurgjike këtu, kemi vazhduar me digjitalizim në një pjesë të madhe të klinikave këtu dhe këtë që po e shohim sot, është edhe hapësira jashtë klinikave për familjarë, për pacientë që të kenë një qasje dhe informacion sa më të mirë”, deklaroi ai.

    Duke i uruar të gjithëve për këtë rezultat të përbashkët, kryeministri Kurti falënderoi të gjithë personelin shëndetësor dhe Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdarin, për siç tha, punën pa kursim në mënyrë profesionale e cilësore që shpëtojnë pa numër jetë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër Lepenc, janë dy raste të ndara. Ai...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK me numër 58, Ramë Vataj, ka shpalosur programin elektoral në praninë e një numri të madh qytetarësh...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Nait Hasani, ka publikuar një postim të ngrohtë për mësuesin Sahit, duke e cilësuar atë si një...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, në një fjalim gjithëpërfshirës, vetëm një javë përpara se të...
    Lajme14 Janar 2025
    Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar për FrontOnline se ka marrë një ftesë të veçantë për të marrë pjesë në inaugurimin...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, Ambasadorin William Walker, me të cilin folën për Masakrën...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme dhe Kosovës i duhet një...
    Vip14 Janar 2025
    Ditën e sotme, reperi Stresi ka organizuar protestë kundër bullizimeve që po i bëhen Gjestit. Në Instastory ka nisur të publikojë pankartat...
    Lajme14 Janar 2025
    Pas një sërë aktesh të dyshuara si sabotim në kabllot nën det në Detin Baltik, Gjermania do të marrë pjesë në mbikëqyrjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.