×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Radoiçiqit i ka ardhur fundi në Kosovë

    FrontOnline
    28 Shkurt 2024

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi, udhëheqësi i grupit të armatosur të Serbisë që kreu sulmin terrorist në fshatin Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, i ka ardhur fundi në Kosovë.

    Në një video të siguruar nga RTK, Radoiçiqi shihet duke grushtuar brutalisht Aleksandar Spiriqin, ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut.

    Shala ka theksuar se Radoiçiqi dihet se është një kriminel i dhunshëm dhe ka theksuar se ka kohë që ky individ ka vepruar kështu në veri të Kosovës.

    Megjithatë, ai ka shtuar se tashmë i ka ardhur fundi Radoiçiqit në Kosovë, dhe duhet t’i përgjigjet ligjit.

    Shala ka shtuar se aktualisht Radoiçiqi është në Serbi, por ka theksuar se ai nuk do të jetë i sigurt kudo që të shkojë.

    Në përfundim, Shala ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të ketë kujdes ndaj këtij krimineli dhe të sigurojë që ai të përgjigjet para ligjit, duke shprehur nevojën që ai të vuhet në pranga.

    “Këtu nuk ka çfarë të pritet prej një krimineli përveç dhunës. Shihet se si njeri është i dhunshëm dhe shumë kohë ka vepru në Kosovë por tashëm i ka ardhur fundi. Ne e kemi ditur që ky njeri ka qenë i dhunshëm për shumë kohë që ka vepru në veri të Kosovës, por meqenëse ka ikur dhe ka një flet arrest jo vetëm nga Kosova por edhe nga Interpoli, ky njeri duhet të përgjigjet para ligjit. Por ai është sot në Serbi i sigurt diku tjetër nuk do të jetë i sigurt. Ky është kriminel, ky vetëm dhunën  e ka fuqi të parë, prandaj shteti ynë duhet të ketë edhe kujdes ndaj tij, pasi duhet të shkojë brenda grilave”, ka deklaruar Shala.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Prill 2024
    Sot rreth orës 15:10, hetuesit e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar një 40 vjeçar M.I, që ishte duke e kërkuar. Ai ishte...
    Lajme13 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ekipin e PITF – Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, ku...
    Lajme13 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Nga Zyra e Kryeministrit...
    Të tjera
    Sport13 Prill 2024
    Atletico Madrid ka marrë pikë të plota të shtunën ndaj Girona në kuadër të Javës së tridhjetë në La Liga. Ndeshja e zhvilluar...
    Sport13 Prill 2024
    Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Llapi...
    Bota/Rajoni13 Prill 2024
    Holanda do të mbyllë ambasadën e saj në Teheran të Iranit, nesër si një masë paraprake. Kështu tha Ministria e Jashtme holandeze,...
    Lajme13 Prill 2024
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë nuk ka ende informacione se nga cilët operatorë furnizohet Elektroseveri për shpërndarjen e energjisë...
    Lajme13 Prill 2024
    I është dhënë lamtumira e fundit, 21 vjeçarjes  që u vra dje nga ish bashkëshorti brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj....
    Lajme13 Prill 2024
    Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të kryesit të veprave penale “Prishja e rendit kushtetues të Kosovës”, serbit, Sreçko Sofronijeviq. Përmes një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.