×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Radoiçiqit i ka ardhur fundi në Kosovë

    FrontOnline
    28 Shkurt 2024

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi, udhëheqësi i grupit të armatosur të Serbisë që kreu sulmin terrorist në fshatin Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, i ka ardhur fundi në Kosovë.

    Në një video të siguruar nga RTK, Radoiçiqi shihet duke grushtuar brutalisht Aleksandar Spiriqin, ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut.

    Shala ka theksuar se Radoiçiqi dihet se është një kriminel i dhunshëm dhe ka theksuar se ka kohë që ky individ ka vepruar kështu në veri të Kosovës.

    Megjithatë, ai ka shtuar se tashmë i ka ardhur fundi Radoiçiqit në Kosovë, dhe duhet t’i përgjigjet ligjit.

    Shala ka shtuar se aktualisht Radoiçiqi është në Serbi, por ka theksuar se ai nuk do të jetë i sigurt kudo që të shkojë.

    Në përfundim, Shala ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të ketë kujdes ndaj këtij krimineli dhe të sigurojë që ai të përgjigjet para ligjit, duke shprehur nevojën që ai të vuhet në pranga.

    “Këtu nuk ka çfarë të pritet prej një krimineli përveç dhunës. Shihet se si njeri është i dhunshëm dhe shumë kohë ka vepru në Kosovë por tashëm i ka ardhur fundi. Ne e kemi ditur që ky njeri ka qenë i dhunshëm për shumë kohë që ka vepru në veri të Kosovës, por meqenëse ka ikur dhe ka një flet arrest jo vetëm nga Kosova por edhe nga Interpoli, ky njeri duhet të përgjigjet para ligjit. Por ai është sot në Serbi i sigurt diku tjetër nuk do të jetë i sigurt. Ky është kriminel, ky vetëm dhunën  e ka fuqi të parë, prandaj shteti ynë duhet të ketë edhe kujdes ndaj tij, pasi duhet të shkojë brenda grilave”, ka deklaruar Shala.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi është shprehur se ka vetëm një ëndërr, dhe ajo...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in, ka arrestuar sonte në Mitrovicë një person i cili po kërkohej me...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori suedez, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur. Diplomati, thotë...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.