Ish-kryetari i Apelit, Hasan Shala, ka thënë se i dyshuari për sulmin e rëndë me thikë në Ferizaj, ku katër persona mbetën të plagosur, përfshirë dy fëmijë, duhet të kalojë në një kontroll të plotë psikiatrik.
Shala ka theksuar se populli kosovar nuk njihet ndërkombëtarisht për krime me sfond racist, prandaj çdo sinjal që sugjeron ndryshe do të ishte një dëm i madh për reputacionin e vendit.
“Nëse ne ndërkombëtarisht na del një zë që e kemi edhe racizmin, atëherë konsideroj që është problem për ne dhe një dëm shumë i madh për vendin”, ka deklaruar Shala për emisionin FIVE në RTV Dukagjini.
‘“Është e pakuptueshme sesi një njeri me vetëdije të plotë e me logjik të shëndosh nuk bën të tilla krime”, ka deklaruar ai.
I dyshuari, i cili u dorëzua në polici të martën, më parë kishte vuajtur dënim për vrasjen e një gruaje.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin F.I., 62-vjeçar. /Dukagjini/