×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-Komandanti Berisha për arrestimet: Gjykata speciale është duke u keqpërdorur për objektiva të ulëta politike

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ashpër ndaj arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, duke i quajtur ato një keqpërdorim të këtij institucioni për qëllime politike. Ai ka theksuar se, megjithëse kjo gjykatë kishte si qëllim të kontribuonte në drejtësi dhe pajtim pas periudhës së luftës, po përdoret tani për të dëmtuar stabilitetin politik të Kosovës dhe për të sulmuar përfaqësimin demokratik të qytetarëve të saj.

    ‘’ Sa u përket arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, është e qartë se ky institucion, që duhej të adresonte drejtësinë dhe të kontribuonte në pajtimin e Kosovës me të kaluarën e saj, është duke u keqpërdorur për objektiva të ulëta politike. Këto veprime nuk janë vetëm një stërkeqje të drejtësisë, por përbëjnë gjithashtu një sulm të hapur ndaj stabilitetit politik dhe përfaqësimit demokratik të qytetarëve të Kosovës’’, tha Berisha për FrontOnline.

    Berisha ka argumentuar se arrestimet e fundit janë një vazhdim i një praktike të ndjekur nga pushteti i tanishëm për të përdorur proceset ligjore si një mjet të presionit politik ndaj kundërshtarëve. Ai ka sjellë si shembull informacionet e publikuara kohët e fundit, përfshirë raportimet e gazetarit Blendi Fevziu, sipas të cilave, zyrtarë të lartë të qeverisë janë angazhuar në lobim kundër figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën e Hagës.

    ‘’Informacionet e publikuara së fundmi, përfshirë raportimet e gazetareve (Blendi Fevziu), se zyrtarë të lartë të qeverisë janë duke lobuar kundër figurave kryesore të UÇK-së në Hagë, vetëm sa i vërtetojnë këto akuza’’, tha Hisen Berisha.

    Një tjetër pikë që Berisha ka ngritur është përpjekja e qeverisë së Kosovës për të përdorur këto procese juridike për të fituar përkrahje elektorale, duke ndarë dhe margjinalizuar PDK-në, forcën politike që sipas tij, gëzon mbështetje të gjerë nga qytetarët.

    ’ Është alarmante që një qeveri e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës të angazhohet në veprime që dëmtojnë kauzën kombëtare dhe përpiqen të shfrytëzojnë procese të ndjeshme ligjore për përfitime elektorale. Në vend që të mbështesin një drejtësi të pavarur dhe të paanshme, këta eksponentë qeveritarë po promovojnë ndarje dhe po tentojnë të margjinalizojnë PDK-në, një forcë që vazhdon të gëzojë mbështetjen më të madhe qytetare, siç dëshmojnë të gjitha sondazhet e fundit’’, theksoi Berisha.

    Berisha ka apeluar për transparencë nga ana e institucioneve ndërkombëtare dhe të Kosovës. Ai ka kërkuar që drejtësia të mos përdoret si mjet për manipulime politike.

     ‘’ Në këtë kontekst, ne bëjmë thirrje për transparencë dhe përgjegjësi, si nga qeveria aktuale, ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare’’, Drejtësia nuk mund të jetë një instrument për manipulime politike dhe nuk mund të përdoret për të shtypur zërat e kundërshtimit’’, përfundoi Berisha.

    Deputeti i PDK-së: Specialja po e stërkeqë drejtësinë me arrestimet e fundit

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, në një përgjigje për Gazetën Express ka dhënë detaje lidhur me një aksion...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse nga Ferizaj, me të cilën ka bashkëbiseduar për...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mbajtur sot konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarë, ku njoftoi...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të territ. Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti, ku dyshohet se ata kanë goditur...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për FrontOnline, ka komentuar mbi situatën me mbledhjen e tatimit në pronë, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor. Sipas të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore sipas tij, kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.