×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Specialja po e stërkeqë drejtësinë me arrestimet e fundit

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mëngjesin e sotëm kanë arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliu.

    Sot është bastisur  edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.

    Kilaj ishte arrestuar edhe nëntorin e kaluar nga kjo gjykatë, por ai ishte lirua më 15 maj të këtij viti me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.

    Ndërsa gjatë vitit të kaluar me urdhër të Gjykatës Speciale ishin kryer bastisje edhe  në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

    Siç ishte raportuar atë kohë, aksioni lidhej me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Po ashtu sipas raportimeve ishin sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë dokumente dhe telefona.

    Ish-Komandanti Berisha për arrestimet : Gjykata speciale është duke u keqpërdorur për objektiva të ulëta politike

    Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ashpër ndaj arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, duke i quajtur ato një keqpërdorim të këtij institucioni për qëllime politike. Ai ka theksuar se, megjithëse kjo gjykatë kishte si qëllim të kontribuonte në drejtësi dhe pajtim pas periudhës së luftës, po përdoret tani për të dëmtuar stabilitetin politik të Kosovës dhe për të sulmuar përfaqësimin demokratik të qytetarëve të saj.

    ‘’ Sa u përket arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, është e qartë se ky institucion, që duhej të adresonte drejtësinë dhe të kontribuonte në pajtimin e Kosovës me të kaluarën e saj, është duke u keqpërdorur për objektiva të ulëta politike. Këto veprime nuk janë vetëm një stërkeqje të drejtësisë, por përbëjnë gjithashtu një sulm të hapur ndaj stabilitetit politik dhe përfaqësimit demokratik të qytetarëve të Kosovës’’, tha Berisha për FrontOnline.

    Berisha ka argumentuar se arrestimet e fundit janë një vazhdim i një praktike të ndjekur nga pushteti i tanishëm për të përdorur proceset ligjore si një mjet të presionit politik ndaj kundërshtarëve. Ai ka sjellë si shembull informacionet e publikuara kohët e fundit, përfshirë raportimet e gazetarit Blendi Fevziu, sipas të cilave, zyrtarë të lartë të qeverisë janë angazhuar në lobim kundër figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën e Hagës.

    ‘’Informacionet e publikuara së fundmi, përfshirë raportimet e gazetareve (Blendi Fevziu), se zyrtarë të lartë të qeverisë janë duke lobuar kundër figurave kryesore të UÇK-së në Hagë, vetëm sa i vërtetojnë këto akuza’’, tha Hisen Berisha.

    Një tjetër pikë që Berisha ka ngritur është përpjekja e qeverisë së Kosovës për të përdorur këto procese juridike për të fituar përkrahje elektorale, duke ndarë dhe margjinalizuar PDK-në, forcën politike që sipas tij, gëzon mbështetje të gjerë nga qytetarët.

    ’ Është alarmante që një qeveri e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës të angazhohet në veprime që dëmtojnë kauzën kombëtare dhe përpiqen të shfrytëzojnë procese të ndjeshme ligjore për përfitime elektorale. Në vend që të mbështesin një drejtësi të pavarur dhe të paanshme, këta eksponentë qeveritarë po promovojnë ndarje dhe po tentojnë të margjinalizojnë PDK-në, një forcë që vazhdon të gëzojë mbështetjen më të madhe qytetare, siç dëshmojnë të gjitha sondazhet e fundit’’, theksoi Berisha.

    Berisha ka apeluar për transparencë nga ana e institucioneve ndërkombëtare dhe të Kosovës. Ai ka kërkuar që drejtësia të mos përdoret si mjet për manipulime politike.

     ‘’ Në këtë kontekst, ne bëjmë thirrje për transparencë dhe përgjegjësi, si nga qeveria aktuale, ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare’’, Drejtësia nuk mund të jetë një instrument për manipulime politike dhe nuk mund të përdoret për të shtypur zërat e kundërshtimit’’, përfundoi Berisha.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë. “Me...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion nga presidenca e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në...
    Lajme22 Janar 2025
    “Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe sende të tjera të dyshimta gjatë një...
    Vip22 Janar 2025
    Xumi Allushi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, u eliminua dje pas një nominimi kokë më kokë me Eglin,...
    Lajme22 Janar 2025
    Kosova ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë kryeministri...
    Lajme22 Janar 2025
    E para kritikë nga Administrata e Donald Trump karshi qeverisë kosovare erdhi nga Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell ndaj...
    Lajme22 Janar 2025
    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës. Rastin për Front Online e...
    Lajme22 Janar 2025
    Ka shkuar në 76 numri i të vdekurve pas tragjedisë që ndodhi në Turqi, ku zjarri përfshiu një hotel. E në lidhje...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.