×
  • Sport
  • Sport

    Ish-kampioni i UFC-së dënohet me pesë vite burg për tentim vra*sje

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Ish-kampioni i peshave të rënda në UFC, Cain Velasquez, është dënuar me pesë vite burg për tentativë vrasjeje.

    Velasquez, 42 vjeç, pranoi fajësinë për tentativë vrasjeje, sulm të rëndë dhe akuza të tjera të lidhura me armë zjarri në gusht të vitit të kaluar në Kaliforni, pasi kishte kryer një të shtënë në vitin 2022.

    Ish-luftëtari amerikan qëlloi drejt një automjeti ku ndodheshin tre persona, përfshirë 46-vjeçarin Harry Goularte. Si pasojë e të shtënave, një burrë tjetër në kamion u plagos në krah dhe në pjesën e bustit.

    Sipas zyrës së prokurorisë, Goularte ishte shënjestra kryesore e Velasquez-it dhe përballet me akuza për ngacmim të miturve, të cilat i ka mohuar.

    Avokatja mbrojtëse, Renee Hessling, e quajti vendimin e gjykatës “me shije të hidhur”, pasi kishte shpresuar që Velasquez të shmangte burgun.

    Velasquez ka qenë në arrest shtëpiak që nga nëntori dhe ka marrë 1,283 ditë si kohë të vuajtur në paraburgim, çka redukton dënimin e tij të përgjithshëm.

    – Gjatë gjithë kësaj periudhe, Cain ka treguar guxim dhe integritet. Ai ka marrë përgjegjësi për veprimet e tij dhe është mbajtur përgjegjës. Vendimi i sotëm pasqyron kompleksitetin e situatës dhe njeh njeriun përtej titujve të gazetave, – tha Hessling në një deklaratë.

    Në një intervistë të fundit për podcastin Kyle Kingsbury, Velasquez pranoi fajësinë dhe shprehu pendesën e tij:

    – Nuk mund ta marrim ligjin në duart tona. E di çfarë kam bërë dhe e di se veprimet e mia ishin shumë të rrezikshme për të tjerët. Jo vetëm për personat e përfshirë, por edhe për njerëz të pafajshëm. E kuptoj gabimin tim dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka që duhet për ta shlyer, – u shpreh ai.

    Ngjarja ndodhi gjatë një ndjekjeje me makinë prej 18 kilometrash, ku Velasquez qëlloi disa herë me armë zjarri, duke plagosur Paul Bender.

    Gjatë karrierës së tij në UFC, Velasquez zhvilloi 15 duele dhe fitoi dy herë titullin kampion në peshën e rëndë, me fitore ndaj Brock Lesnar dhe Junior dos Santos.

    Ai u tërhoq nga sporti në vitin 2019, pas një humbjeje me nokaut nga Francis Ngannou, duke përfunduar karrierën me një bilanc prej 14 fitoresh dhe 3 humbjesh.

    Nga Rubrika
    Sport30 Mars 2025
    Palestra ‘Karagaqi’ ishte vendi ku u zhvillua përballja e dy gjigandëve të basketbollit kosovar, Pejës dhe Prishtinës. Sonte skuadra pejane ishte superiore...
    Sport30 Mars 2025
    Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajram. Ai postoi një fotografi në Instagram, poshtë së...
    Sport30 Mars 2025
    Xherdan Shaqiri po e vazhdon shkëlqimin në Superligën e Zvicrës. Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ishte protagonist absolut në fitoren 0:2 të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Presidenti nuk e përjashtoi këtë mundësi në intervistën e tij për NBC. Por Kushtetuta sot e bën shumë të vështirë këtë mundësi....
    Front TV30 Mars 2025
    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës të dielën mbrëma. Zëdhënësi i Policisë,...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Pas bisedës telefonike që pati me presidentin francez Emanuel Macron, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ata ranë dakord për t’u takuar...
    Vip30 Mars 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, i shumë fytyra publike uroi festën e Fitër Bajramit. Por urimi i tij disi u veçua...
    Bota/Rajoni30 Mars 2025
    Se a do të “ringjallet” dialogu Kosovë-Serbi, pas zëvendësimit të Lajçakut me Peter Sorensen, në Beograd thonë se kjo çështje ka mbetur...
    Lajme30 Mars 2025
    Faqja “Vrojtuesit e Lagjes –Prishtinë”, ka publikuar një video teksa një grua gërryen tepsinë dhe mbetjet i hedhë nga dritarja e banesës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.