Ish-gruaja e reperit amerikan Eminem, Kimberly, u përpoq të bënte vetëvrasje. Ajo ishte dërguar me urgjencë në spital, ndërsa tani po shërohet në shtëpi. Tani për tani, arsyet dhe detajet nuk dihen, transmeton FrontOnline.
Mediat amerikane përcollën shkurt lajmin se ish-gruaja dhe dashuria e madhe e Eminem u përpoqën t’i merrte jetën vetes, por që falë ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, ajo u shtrua në spital dhe tani po i nënshtrohet trajtimit në shtëpi.
Kimberly Ann Scott 46-vjeçe po ashtu u përpoq të vriste veten në vitin 2015 duke shkaktuar një aksident në një gjendje alkoolike.
“Po, ishte e qëllimshme. Unë arrita në fund të rrugës, ku askush përveç meje nuk do të lëndohej. Piva, mora pilula dhe po, ishte e qëllimshme. Nuk mendova se do të mbijetoja. Po, unë mund të paguajë faturat. Fëmijët e mi mund të kenë çfarë të duan dhe është e mrekullueshme t’i shohësh të lumtur. Por ju humbni miq, njerëz që doni, humbisni familjen dhe nuk keni askënd të cilit i besoni dhe askënd që mund të flasësh”, tha ajo në atë kohë./FrontOnline/