×
  • Sport
  • Sport

    Ish-gjyqtari i njohur komenton nivelin e referimit në Kosovë: Gjyqtarët që gabojnë le të shkojnë një kategori më poshtë, jemi larg sistemit VAR

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Niveli i referimit në futbollin e Kosovë – në të gjitha rangjet – ka qenë i kritikuar në masë të madhe në vitet e fundit, duke e përfshirë edhe këtë edicion, raporton FrontOnline.

    Nuk kalon një xhiro e vetme ku ndonjë klub i Kosovës nuk ankohet për referim, duke lansuar akuza nga më të ndryshmet ndaj gjyqtarëve përkatës.

    Madje, në vitet e kalara, ka pasur akuza edhe të llojit se ndeshjet kruciale janë vendosur “me gjyqtarë”, por që këto gjëra mbeten vetëm spekulime pa u vërtetuar e kundërta nga organet kompetente.

    Për ta komentuar nivelin e referimit, FrontOnline ka kontaktuar me ish-futbollistin dhe ish-gjyqtarin, Mustafë Domi.

    Domi që ishte gjyqtar i futbollit nga viti 1997 deri në vitin 2008, fillimisht ka thënë se referimi i sotëm është më i mirë se që ka qenë më herët, me disa përjashtime të vogla.

    “Marrë në përgjithësi, referimi është më i mirë se që ka qenë. Por, tash ka individ të caktuar që gabojnë. Gabimet janë eventuale. Unë kështu e shoh, më mirë se në vitet e kaluara”, ka deklaruar Mustafë Domi.

    Ish-gjyqtari nga Gjakova e ka komentuar edhe mundësinë e ardhjes së sistemit VAR në futbollin tonë, gjë për të cilën shprehet pesimistë.

    “Ne jemi larg sistemit VAR. Në stadiumet tona nuk e kemi teknologjinë e përsosur që ta kemi VAR-in. Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” nuk i plotëson kushtet, kështu kam dëgjuar unë, e lëre më të tjerët”, tregoi ai.

    Duke folur për nivelin e referimit në futbollin e Kosovës, Domi e ka dhënë një deklaratë interesante.

    “Ne jemi dëshmitarë dhe e dimë për secilin individ dhe ata të cilët janë të akuzuar, duhet shikuar biografinë e tyre dhe se si e morëm stemën e FIFA-së. Janë kritere që duhet t’i kenë gjyqtarët. Cilat ndeshje i kanë drejtuar dhe se si e kanë marrë stemën”, theksoi Domi, duke vazhduar:

    “Janë shumë gjëra që duhet përmirësuar, këtu e lë gjykimin dhe pas dy javësh e nis me vëzhgim. Ka njerëz të afërt”.

    Për fund, Domi thotë se gjyqtarët që gabojnë duhet të “ulen” në detyrë, duke i vendosur në kategori më të ulta.

    “Gjyqtari i parë nëse gabon, ai vlerësohet me normë – negative pra. Unë mendoj që gjyqtarë cilësor ka, por atyre duhet t’u jepet rasti. Por, janë edhe ata që gabojnë vazhdimisht dhe duhet të shkojnë në një kategori më poshtë. Unë kam qenë i gatshëm ta jap kontributin tim në këtë drejtim, por nuk jemi marrë parasysh nga FFK-ja”, përfundoi të martën për FrontOnline Mustafë Domi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Sport21 Dhjetor 2024
    Ka përfunduar raundi i parë mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut. Një luftë e barabartë gjatë minutave të para, shkruan Indeksonline, Dy...
    Të tjera
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.