×
  • Sport
  • Euro2020

    Ish-futbollisti e komenton rastin e Eriksenit, e tregon një rast të rëndë që i ka ndodhur dhe ka një apel për klubet kosovare

    FrontOnline
    13 Qershor 2021

    Ish-futbollisti dhe trajneri i futbollit, Erdin Hashani, ka folur për rastin e Christian Eriksen. Futbollisti danez humbi ndjenjat duke u rrëzuar në tokë për disa momente gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, e cila u zhvillua dje në Kopenhagë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, shkruan FrontOnline.

    Hashani në një bisedë me FrontOnline ka thënë se është i lumtur që Eriksen i shpëtoi më të keqës, derisa ka folur për situata të tilla në futbollin e Kosovës.

    Futbolli i Kosovës shpeshherë ka ditur të përballet me mungesën e stafit mjekësor në disa ndeshje, sikur rasti i Ferizajt që ishte në procedurë disiplinore disa herë edicionin e kaluar për mungesën e mjekëve në fushën e lojës.

    Hashani tregon se nga rasti i djeshëm i futbollistit danez duhet të marrin mësim të gjitha klubet në Kosovë.

    “Mendoj se atë që e pamë dje ishte dëshmi se stafi mjekësor mund të kthejë në jetë në këso raste shumë kritike. Falë stafit mjekësor, sot Eriksen është në jetë. Ky është një shembull për klubet tona se stafi mjekësor është i domosdoshëm sepse mbi të gjitha më e rëndësishmja është jeta e njeriut”, ka deklaruar fillimisht Erdin Hashani, duke vazhduar:

    “Nga ky rast duhet të marrim mësim gjithë ne që merremi me futboll, sepse po të na ndodhë një gjë e tillë në fushat tona dhe mos të ketë staf mjekësor, atëherë është e vështirë të mbijetosh”.

    Tutje, Hashani që drejton sot me sukses Vjosën e Shtimes e ka treguar një rast të lëndimit të rëndë që i ka ndodhur atij në fushën e lojës.

    “Mua personalisht më ka ndodhur kur kam luajtur një ndeshje dhe kam pasur një lëndim në kokë, aty në stadiumin e Trepçës ’89 ka qenë ambulanca, por paramendoni ka qenë vetëm shoferi dhe jo stafi mjekësor, që vshtë dashur të më bartë për në spital pa staf mjekësor që ta bëj çepjen dhe atë e kam bërë në spital. Por, për fat të mirë nuk kam pasur ndonjë lëndim shumë serioz pasi ndryshe do të përfundoja”, tregon ai.

    Rregulli sipas Hashanit duhet të jetë që ndeshja të mos fillojë pa qenë i pranishëm stafi mjekësor, derisa Hashani tregon se kësaj çështjeje duhet t’i jepet më shumë rëndësi.

    “Nganjëherë është makina e ambulancës te ne, por stafi nuk është, sepse si rregull është që mos të fillojë ndeshja pa qenë makina e ndihmës së shpejt. Stafi mjekësor nuk duhet të diskutohet, unë mendoj se sikurse është rregulli që pa trajner të mos nis ndeshja, ashtu duhet të jetë edhe për stafin mjekësor. Sepse kemi të bëjmë me jetën e njeriut. Mbi të gjitha, duhet të jetë primare jeta e njeriut”, përfundoi të dielën për FrontOnline Erdin Hashani./FrontOnline/

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe. Ai deklaroi për Front Online se populli...
    Lajme26 Prill 2024
    Behgjet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës, ka kritikuar pushtetin aktual për mos luftimin e korrupsionit. Pacolli duke folur për Front Online thotë se pavarësisht premtimeve...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot do të mbahet seancë urgjente në këtë komunë. Zeqiri ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Sot do të mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.