×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i Trepcës që u shkarkua nga Bordi i Kurtit e fiton rastin edhe në shkallën e dytë

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Komisioni i Organit të shkallës së dytë në Inspektoratin e Punës ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë për kthimin në punë të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Basri Ibrahimi, i cili ishte shkarkuar nga Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës të Drejtorëve të Trepçës, të emëruar nga ish-kryeministri Albin Kurti

    Bordi i Përkohshëm i Trepçës që ishte emëruar në fillim të marsit, në prill kishte shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Basri Ibrahimin.

    Ai ishte ankuar në Inspektoratin e punës, me ç’rast ankesa i ishte aprovuar dhe dy muaj pas shkarkimit, ai u kthye në detyrë. Pas marrjes së vendimit të shkallës së parë, edhe shkalla e dytë i ka dhënë të drejtë Ibrahimit.

    Inspektorati i Punës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Bordit të Përkohshëm Mbikëqyrës të Drejtorëve të Trepçës.

    Në këtë mënyrë, është vërtetuar vendimi i Organit të shkallës së parë të Inspektoratit të Punës për kthimin në punë të Ibrahimit.

    Në dokumentet e siguruara nga Express, thuhet se Komisioni i Organit të shkallës së dytë të Inspektoratit të Punës ka gjetur se ankesa e Ibrahimit në shkallën e parë është e bazuar.

    “Inspektorati i Punës, pas shqyrtimit të ankesës dhe dokumentacionit të dorëzuar nga palët, në procedurë, konstaton se: Bordi i Përkohshëm i Mbikëqyrjes së Drejtorëve të “Trepça” Sh.a me datë 15.04.2020, Nr.1546, me rastin e marrjes së vendimit, ka vepruar në kundërshtim me nenin 47 të Ligjit Nr.05/L-031 të procedurës së përgjithshme Administrative…”

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, pasi sot është data e fundit që...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, në një përgjigje për Gazetën Express ka dhënë detaje lidhur me një aksion...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse nga Ferizaj, me të cilën ka bashkëbiseduar për...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çedomir Aksiq për krime lufte në periudhën janar-maj 1999...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të territ. Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti, ku dyshohet se ata kanë goditur...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për FrontOnline, ka komentuar mbi situatën me mbledhjen e tatimit në pronë, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor. Sipas të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.