×
  • Kronika
  • Kronika

    Ish-deputetja Pantina pranon fajësinë për dy vepra penale

    FrontOnline
    29 Mars 2021

    Ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka pranuar fajësinë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe atë të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fitore Sadikaj, e akuzuara Pantina u deklarua fajtore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në këto rrethana, gjykatësi Isuf Makolli e ka caktuar shpalljen e aktgjykimit për të njëjtën ditë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të 11 gushtit 2016, Shqipe Pantina akuzohet se me 27 shkurt 2016, rreth orës 16:30, në sallën e punimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë të paautorizuar ka poseduar një bombol gazi lotsjellës, të cilën ka tentuar ta ndezë në ulësen ku ishte e ulur afër grupit të vet parlamentar dhe e njëjta i është konfiskuar nga ana e policisë.

    Me këtë, Pantina akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374, paragrafi 1 të KPRK-së.

    Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitivin e parë, e pandehura ka sulmuar personat zyrtar, policët Veldete Gubetini dhe Fikrije Rashica, të cilat ishin në kryerjen e detyrave zyrtare, derisa të dëmtuarit ishin duke u përpjekur që të pandehurës t’ia marrin bombolën e gazit lotsjellës nga dora, me ç’rast të dëmtuarës-polices Valdete Gubetini i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Më këtë, ajo akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, nga neni 410, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovë njofton se ka arrestuar një person të premten në fshatin Zhegër të Gjilanit, pasi që duke mos i respektuar...
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ranillukë për fotografime dhe incizime të paautorizuara. Siç thuhet...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë. “Viktima femër kosovare ka...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën...
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci që të jap dorëheqje, pasi që sipas...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria aktuale pagën në sektorin publik e ka...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryetari i Këshillit të Kongresit të Intelektualëve Boshnjakë të Kosovës, profesori universitar Mejdin Saliji, e konsideron vendimin e Qeverisë së Kosovës për...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Një dron është “lëshuar drejt” rezidencës private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin bregdetar të Cezaresë, ka thënë zyra e tij....
    Lajme19 Tetor 2024
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdiu ka folur për “Front Online” lidhur me problemet që po përballen për subvencionimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.