Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, jo rrallë herë në rrjetin e tij social Facebook, ka postuar video në të cilat shihet teksa i bjen kitarës dhe këndon.
Madje, një gjë të tillë e ka bërë shpesh edhe sa ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Por, kësaj here ka vendosur që të postoj një video ku shihet me një vajzë të vogël duke kënduar, shkruan FrontOnline.
Në këtë video, ish-deputeti Topalli teksa i bjen kitarës këndon me këtë vajzë këngën “xhamadani vija –vija”.
Sipër videos, ai ka shkruar “Gjenerata e parë dhe e tretë këndojnê bashk!”.
Topalli, ishte larguar nga Lëvizja Vetëvendosje më shumë deputetë të tjerë në vitin 2018, për siç kishin thënë për shkak të pakënaqësive brenda partisë./FrontOnline/
https://www.facebook.com/faton.topalli.1/videos/3688349411200479