Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku, ka ironizuar me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, lidhur me deklaratën e tij për tenderin 5 milionësh, tender për të cilin Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Maloku ka ironizuar me deklaratën e Kuçit, i cili ka thënë se nuk ka asnjë funksion në kompaninë e tij, por se është vetëm pronar.
“Ministri Blerim Kuqi: ” Nuk kam asnjë funksion në kompaninë time, jam vetëm pronar!” E fortë!”, ka shkruar Maloku.
Agjencia Kundër Korrupsionit është duke e hetuar Ministrin e Ekonomsië dhe Ambientit, Blerim Kuçin, lidhur me tenderin 5 milionësh që e ka fituar kompania e tij për ndërtimin e spitalit në Prizren.
I pari për skandalin me këtë tender ka raportuar Front Online.
Ministri Kuçi merr kontratën 5 milionë euro nga shteti i Kosovës (Dokumente)