×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetet që mbetën jashtë Kuvendit

    FrontOnline
    28 Shkurt 2021

    Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm zgjedhjet duke dalë e para me mbi 47% të votave, e pasura nga PDK-ja me 17% të votave dhe LDK-ja me 13 %.

    Përveç Vetëvendosjes, të gjitha partitë u zhgënjyen me rezultatin, pasi do të kenë shumë pak deputetë, PDK 20, LDK 15 e AAK 9, kurse NISMA nuk e ka kaluar pragun.

    Pashmangshëm këto rezultate të dobëta lënë jashtë Kuvendit, edhe shumë emra të njohur të partive, që mandatin e kaluar ishin pjesë e Kuvendit.

    Sipas rezultateve të deritanishme, janë pesë ish-deputete të njohura që nuk kanë arritur të sigurojnë sërish ulëse në Kuvend.

    Doruntinë Maloku, Rrezarta Krasniqi, Besa Gaxherri, Saranda Musliu, Vlora Limani – Hajnuni, janë kandidatet nga LDK që nuk arritën sërish të fitojnë besimin e qytetarëve.

    Kurse në PDK kanë mbetur 4 ish-deputete jashtë Kuvendit.

    Besa Ismaili, Evgjenie Thaçi-Dragusha, Floretë Zejnullahu dhe Valdete Idrizi janë kandidatet që nuk kanë arritur të fitojnë votat e mjaftueshme të qytetarëve.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje janë tre ish-deputete që nuk e kanë fituar besimin e qytetarëve. Sipas rezultateve të tanishme, Fitore Pacolli, Yllza Hoti, Zikreta Aliti do të mbesin jashtë Kuvendit, shkruan Reporteri.

    Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur jashtë prej deputeteve më të njohura të kësaj partie, fjala është për Teuta Haxhiun, ndër deputetet më të zëshme në legjislaturën e fundit.

    Nga Aleanca Kosova e Re nuk ka arritur t’i fitojë votat e mjaftueshme Mirlinda Sopi-Krasniqi, e cila ishte pjesë e Kuvendit në legjislaturën e fundit.

    Jashtë Parlamentit ka mbetur edhe Arbreshë Krasniqi nga NISMA Socialdemokrate, po jo vetëm ajo, të gjithë ata anëtarë që ishin pjesë e këtij subjekt i cili nuk ka arritur ta kalojë pragun prej 5%.

    Në Kuvend legjislaturën e re nuk do të jetë as Donika Kadaj-Bujupi e cila ishte deputete për disa mandate. Ajo nuk ka qenë fare pjesë e garës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ndërsa nuk dihet nëse Duda Balje do të jetë apo jo pjesë e Kuvendit në legjislaturën e re.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.