Në një plazh australian, paparacët fotografuan ish-gruan e aktorit Sean Penn. Leila George u pa në publik pas informacioneve të tetorit të vitit të kaluar se ajo po divorcohej me aktorin e famshëm hollivudian Sean Penn, pas vetëm 15 muajsh martesë.
Aktorja, të paktën duke u nisur nga fotot, po kalon shumë mirë dhe duket se pas saj ka një periudhë të vështirë. Me bikini të kuqe, Lejla duket perfekte – trupi, barku i sheshtë dhe muskujt e skalitur janë për t’u vlerësuar.
Kujtojmë, çifti është në një lidhje që nga viti 2016 dhe u martuan fshehurazi në vitin 2020: “Ne bëmë një dasmë me kovid. Në Zuma ishte një ofiqare dhe ne ishim në shtëpi me dy fëmijët e mi dhe vëllain e saj”, tha Pen atëherë./FrontOnline/