Ish-banori i “Big Brother Vip”, Ardit Çuni edhe pse ka disa javë që është larguar nga shtëpia vazhdon të jetë pjesë e medieve rozë.
Duke qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, ai ndan me ndjekësit disa nga mendimet e tij për banorët aktual brenda shtëpisë.
Kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka kritikuar rëndë edhe sjelljen e Einxhelit brenda shtëpisë dhe për këtë ka vendosur të bëjë edhe një sondazh në lidhje me nominimet.
Në këtë sondazh të Arditi ajo që duhet larguar nga shtëpia është Einxhel e cila është votuar më shumë në rrjetet sociale.
Kujtojmë se të nominuarit janë, Iliri, Arjola, Einxhel dhe Claudio dhe ai i cili eleminohet sonte varet nga vototat e publikut për mesazheve të dërguara në numrat përkatës.