
Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 94 viktima të reja të koronavirusit.
Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në republikën islamike shkoi në 5,806, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Përpos shifrës së viktimave, u rrit edhe numri i të prekurve. Shifra e përgjithshme e personave të infektuar në Iran shkoi në 91,472.
Të dielën, presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se vendi i tij ka planifikuar t’i rihapë xhamitë në disa rajone që vazhdimisht kanë pasur mungesë të rasteve me virus.
Irani është shteti më i prekur nga virusi i ri në Lindjen e Mesme dhe një ndër vendet me shifrën më të lartë të të infektuarve në botë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.