×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irani dënon marrëveshjen e Bahrejnit me Izraelin

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Ministria e Jashtme e Iranit e ka dënuar vendimin e Bahrejnit për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Izraelin, duke e quajtur vendim të turpshëm dhe të ulët.

    Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten për normalizimin e raporteve të Izraelit me Bahrejnin, katër javë pasi një marrëveshje e ngjashme ishte arritur edhe mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    “Ky ishte një vendim i turpshëm dhe i ulët që në histori do të futet si akt skandaloz”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Iranit.
    Kjo ministri e akuzoi Bahrejnin për sakrifikimin e palestinezëve që po vuajnë për një kohë të gjatë për hir të fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump.

    “Populli palestinez dhe bota islame kurrë nuk do të pranojnë një normalizim të marrëdhënieve me Izraelin”, thuhet në deklaratë.

    Muajin e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli u pajtuan për normalizimin e marrëdhënieve në kohën e spekulimeve se të njëjtin shembull do ta ndiqte edhe Bahrejni.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri nga janari deri në dhjetor të këtij viti ka qenë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, i bëri komentet e tij të para publike në lidhje me sulmet në Jemen. Ai tha se...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit. Ai...
    Të tjera
    Vip26 Dhjetor 2024
    Një debat i ashpër mes Sarës dhe Xhenetës ka ndodhur në darkën e të nominuarve. Xheneta e quajti gënjeshtare dhe mashtruese Sarën...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Në darkën e të nominuarve, Xuxi e pyeti Xhenetën se “a mendon se Gjesti për ty është i pjekur me vazhdu lidhjen?”....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e emigrimit nga Kosova. Sipas Kastratit, mungesa e vendeve të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka falënderuar mërgatën për mbështjetjen ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.