×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    IPK rekomandon suspendimin e togerit policor, dyshohet se filmoi pa leje në zyrat e Sindikatës së Policisë

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor.

    Kjo pasi ai po dyshohet se ka fotografuar ose incizuar pa autorizim në zyrat e Sindikatës së Policisë.

    “Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) ka pranuar sot një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet se nga një toger policor është kryer vepra penale ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’”, thuhet në komunikatë.

    “Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se është kryer vepra penale respektivisht në zyrat e Sindikatës së Policisë së Kosovës. Zyrtarët e IPK-së kanë kontaktuar me Prokurorin kompetent duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore së bashku edhe me njësi relevante të Policisë së Kosovës”.

    “Në kuadër të veprimeve hetimore është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe është konfiskuar një telefon mobil i cili pritet të dërgohet për ekzaminim të mëtutjeshëm forenzik. IPK pas veprimeve fillestare hetimore ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit të dyshuar”.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Arianit Besiri nga Mitrovica, ka shkruar histori me fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Gjermani. Ai i ka fituar zgjedhjet për...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës për veprën penale “Vjedhje e...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Në mungesë të kuorumit ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në të cilin ishte...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, u mbajt konferenca gjithë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Në pesëvjetorin e tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, kryetarja e Durrësit, Emiriana Sako tha se objektivi është që procesi i rindërtimit të mbyllet...
    Artikull i Sponsoruar26 Nëntor 2024
    Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comodita ka sjell eventin më të madh botëror të zbritjes...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Sot do të bëhet hapja e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani. Këtë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo. Osmani thotë se bashkëpunimi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Avokati përfaqësues i dëshmitarit Halil Çadraku, u ankua të martën në Hagë për përkthimin e po ashtu edhe për shqiptimin e mbiemrit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.