×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK-ja sot shënoi 14-vjetorin e themelimit

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Inspektorati Policor i Kosovës në një ceremoni të organizuar ka shënuar sot 14 vjetorin e themelimit.

    Në këtë ceremoni morën pjesë kryesisht punonjës të IPK-së me numër të kufizuar të pjesëmarrësve për shkak të pandemisë, u ndanë mirënjohje dhe medalje për zyrtarë të IPK-së dhe bashkëpunëtorë vendor e ndërkombëtarë.

    U.D Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Exhevit Zuka duke falënderuar të gjithë të pranishmit theksoi se rrugëtimi i IPK-së ndër vite ishte përplot sfida e suksese:

    “Në përvjetorin e 14 të themelimit të IPK-së kujtojmë rezultatet dhe sfidat duke llogaritur edhe kontributin e secilit zyrtarë të IPK-së. Jemi të vetëdijshëm që IPK nuk e ka misionin e lehtë por ne do të vazhdojmë angazhimet tona drejt fuqizimit të integritetit policorë.”

    Zuka potencoi se rrugëtimi i IPK-së deri në këtë fazë të sotshme u mundësua edhe nga përkrahja e institucioneve vendore e ndërkombëtare siç është ICITAP-i amerikan dhe misioni i OSBE-së:

    “Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si ICITAP, OSBE-ja, dhe me përkrahjen e institucioneve vendore jemi angazhuar drejt zhvillimit profesional dhe ndërtimit të kapaciteteve të IPK-së. Falë këtij angazhimit dhe përkrahjeje që ne kemi pasur si institucion, dhe, falë dedikimit e përkushtimit të punonjësve të IPK-së kemi krijuar reputacionin dhe besueshmërinë që IPK-ja gëzon sot te qytetarët e Kosovës. Ne do të punojmë shumë që këtë besueshmëri të qytetarëve të vendit ta ruajmë dhe ta fuqizojmë akoma më shumë” – theksoi z. Zuka duke vënë në pah se fuqizimi i bashkëpunimit në mes IPK-së dhe qytetarëve do të ndihmojë Policinë në përmirësimin e shërbimeve të sigurisë që ofrojnë për publikun.

    Në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e dhënë në ngritjen e nivelit të profesionalizmit të IPK-së, mirënjohje u ndanë për zyrtarë të ICITAP-it, OSBE-së etj.

    IPK u themelua në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: hetimin e të gjitha ankesave për sjellje të policëve, pa dallim grade apo pozite dhe inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në një varg të definuar të funksioneve menaxhuese, në lidhje me saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi.

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Gusht 2025
    Një person u vra, të hënën në Prishtinë – rreth orës 22:00. Gjuajtja me armë zjarri në Hajvali u konfirmua nga Policia...
    Lajme11 Gusht 2025
    Nesër pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen nga...
    Lajme11 Gusht 2025
    Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që u vra sonte në fshatin Hajvali të Prishtinës është 41-vjeçari Muhamet Matoshi. Ngjarja e rëndë ka...
    Të tjera
    Lajme11 Gusht 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar zyrtarisht Enver Halitin si kandidat për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. “Enver Haliti e...
    Lajme11 Gusht 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar katër zyrtarë policorë, prej tyre një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti...
    Bota/Rajoni11 Gusht 2025
    Një shpërthim u raportua në uzinën US Steel Clairton jashtë Pittsburgh, Pensilvani të SHBA-ve, të hënën, duke shkaktuar lëndime të shumta dhe...
    Lajme11 Gusht 2025
    Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë. Lajmi për media ishte konfirmuar nga Daut Hoxha, zëdhënës i...
    Lajme11 Gusht 2025
    Një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidenti në Komoran ku u përfshinë gjashtë vetura. Burime të Klan...
    Lajme11 Gusht 2025
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka paralajmëruar se policia multietnike në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak po rrezikon të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.