×
  • Vip
  • Vip

    “Investimi që ke bërë tek unë, po më mbron nga rreziqet e botës” – Grida Duma emocionohet nga letra e të birit në studio

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Moderatorja e njohur shqiptare, Grida Duma, si rrallëherë është shfaqur në një intervistë në emisionin e ri “SOL” në Klan Kosova.

    Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj profesionale, ndonëse është befasuar edhe nga i biri në studio me një letër emocionuese.

    Ai është duke studiuar në Holandë dhe me këtë rast ka falënderuar të ëmën për mbështetjen që i ka dhënë gjatë gjithë kohës.

    Më poshtë ua sjellim letrën e plotë:

    “E di shumë mirë që as unë, as ti nuk jemi njerëz surprizash. Por me shkuarjen time në universitet dhe rritjen e punëve që ke këto kohë, gjej rastin të të rrëfej disa të vërteta midis nesh që tashmë janë ndjerë, por që thjesht nuk gjetën kohën të thuhen.

    Nuk e mendoja që diskutimet tona për jetën, ato netë të vona do të më ndihmonin të njihja botën ashtu si e njoh tani.

    Nuk e mendoja më parë që vazhdimi i studimeve të mia në këtë vend të huaj do të më ekspozonte ndaj kaq shumë diturive.

    Nuk pretendoja asnjëherë që instistimet e tua nga më të voglat tek më të mëdhatë dhe të qenit ‘gentleman’, do të ndihmonin të jetoja, dashuroja, në kuptimin e plotë të fjalës.

    Me të gjitha këto kosto dhe investime për mua jam ndjerë shumë i mbrojtur nga rreziqet dhe pisllëqet e botës së vërtetë. E ndjej veten të fortë dhe me kapacitet për t’ja dalë në çdo kuptim.

    Tani po njoh realitetin që ke kaluar në fëmijëri dhe ato që ke ndjerë.

    Nuk të kam njohur duke u rritur, nuk të kam parë as adoleshente, por të njoh tani më mirë se kurrë. Ti je një njeri i madh, i gjerë, i dashur dhe që sakrifikon për ata që i do më shumë se për veten.

    E ndiej që po bëhem ai burri me një grua të fuqishme nga pas tij. Do të jem me ty dhe do të suportoj gjithmonë”.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Vip26 Korrik 2024
    Në festivalin e madh “Sunny Hill” që u mbajt në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përjetoi një incident të...
    Vip26 Korrik 2024
    Ditën e sotme ishte puntata e fundit e këtij sezoni të “Shqipëria live”. Emisioni është mbyllur me një njoftim nga moderatorja Erjona...
    Vip26 Korrik 2024
    Mozzik dhe Lotina nuk po i ndahen më njëri tjetrit. Është bukuroshja zeshkane ajo e cila i ka bërë një dedikim special...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.