×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Investim “i madh” në Ministrinë e Latifit, blihen tepiha në vlerë gati 10 mijë euro

    FrontOnline
    31 Gusht 2022

    Një investim të “madh” ka bërë Ministria e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Rifat Latifi.

    Ajo ka shpenzuar gati 10 mijë euro për blerjen e disa tepihëve, raporton “Front Online”.

    Kontratën e ka fituar kompania “IBM SH.P.K”, e cila qe e vetme që ofertoi për këtë tender. Ujdia u nënshkrua më 30 gusht 2022.

    Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare e-Prokurimit, për furnizim me këta tepihë ishin paraparë të shpenzoheshin 11 mijë euro.

    Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, me të marrë detyrën është zotuar se do t’i zgjidhë disa probleme në sektorin e shëndetësisë. Njëri ndër zotimet e Latifit ishte se do ta ruajë ‘trurin shkencor’ që të mos ikin nga vendi. Por, pikërisht më këtë çështje ministri po përballet me protesta.

    Shumë infermierë pothuajse çdo ditë po paralajmërojnë ikjen e tyre nga vendi për në shtete të tjera për kushte më të mira të punës.

    Ministri Latifi është kritikuar edhe për vizitat e tij të shumta jashtë vendit, pa ndonjë efekt në shëndetësinë kosovare.

    Për punën e tij, kritika kishte shprehur edhe ish-ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani.

    Rrahmani tha për Front Online se MSH-ja aktualisht është në gjendje të përgjumur.

    “Kjo gjendje “e përgjumur” po reflektohet edhe në institucionet ofruese të shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet. Jemi të vetëdijshëm se edhe më herët nuk ka pasur mundësi të bëhen mrekulli, por së paku ka pasur një vëmendje më serioze nga Qeveria dhe një përkushtim më të madh edhe nga Ministri edhe nga pjesa menaxheriale e institucioneve. Janë zhvilluar projekte konkrete, ka pasur një vizion ku duhet të arrihet, janë arritur rezultate, ndoshta jo të mjaftueshme ama ka pasur ecje përpara”, u shpreh Rrahmani për “Front Online”.

    Lexo edhe: Rifat Latifi, ministër me “korrospodencë”

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për afatet kohore për krijimin e Qeverisë së re të vendit, dhe votimin e...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se ky institucion nuk është krijuar për të...
    Lajme09 Prill 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës janë përballur me kritika dhe shqetësime të mëdha pas përdorimit të termit "Kosovo i Metohija" për të...
    Sport09 Prill 2025
    Pas fitores 2-1 në transfertë ndaj Bayern Munich në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, tashmë gjashtë lojtarë të Interit rrezikojnë...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar humbje në të gjithë indekset kryesore sot. Në Francë, Cac 40 përfundoi me rënie 3.34% pasi...
    Lajme09 Prill 2025
    Në mungesë të të akuzuarit Jeton Menxhiqi dhe mbrojtëses së tij, avokates Shpresa Hasaj-Hyseni, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.