×
  • Vip
  • Vip

    “Intermezzo” e jetës

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    “Fotografia është mënyrë për të ndjerë, prekur, dashuruar. Atë që e shkrep në film, është aty përgjithmonë… Kujton gjërat e vogla, shumë kohë pasi ti harron çdo gjë”. Kështu ka thënë fotografi i njohur amerikan, Aaron Siskind, që u ka kushtuar rëndësi detajeve për të krijuar imazhe të reja të pavarura nga subjekti origjinal – atë që legjenda e artit të fotografisë, Alfred Stieglitz, e ka quajtur realitet delikat që bëhet me real se realja.

    Mjeshtri i fotografisë, Fahredin Spahija, e ka krijuar një realitet të tillë – origjinal si gjithmonë. Një ide e një vepër përtej idesë, që lë hapësirë për secilin për të interpretuar realitetin e tij. Sepse, i tillë është roli i artit: të të bëjë të reflektosh e pasqyrosh. Të të shtyjë të mendosh e të kesh guxim të shprehesh.

    Video-arti që i dedikohet muzikës “Intermezzo” të Agron Shala, të finalizuar tash së voni në studion e Muhamet Veselit – Muhës, është një vepër e rrallë, jo vetëm në hapësirat shqiptare. E realizuar pa asnjë filtër apo efekt digjital, është një film i shkurtër artistik që do ta shihni ndryshe secilën herë. Mund të jetë një dokumentar, një animacion, një rrëfim që mund ta ndërtojë secili sipas asaj që ndjen. “Intermezzo” flet për dashurinë, për vetminë, për luftën me tjetrin/tjetrën, për luftën me vetveten… Për veten dhe për të tjerët… Një intermezzo e jetës tonë.

    Ky bashkëpunim mes Fahredin Spahisë, Muhës dhe Agron Shalës është një tjetër rrëfim: një pasion e sakrificë e përbashkët për artin, pa asnjë interes tjetër. Aq më pak material. Një rrëfim i guximit për të krijuar e luftuar për të mbetur artist e njeri.

    Vepra “Intermezzo” do të jetë pjesë e projektit të madh muzikor të Agron Shalës, “Bardhezi”, bashkëpunëtorë tjerë të të cilit janë: Xhevdet Bajraj, Valon Gashi, Ilir Veseli, Besa Llugiqi, Shkelzen Veseli, Kapllan Nikçi, Vjollca Llugiqi, Nick Montopoli, Sam Davidson…

    Nga Rubrika
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Vip19 Maj 2025
    Pas një performance që ndezi Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike, ka reaguar për herë të parë. Në një postim...
    Vip19 Maj 2025
    Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar së fundmi në “Mos i bjer me top”, ku i ka dhënë fund shumë aludimeve e...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.