×
  • Sport
  • Sport

    Interi fitore bindëse kundër Empolit si mysafirë

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Interi e ka mundur me rezultat 0-3 skuadrën e Empolit, për të arritur të tre pikëshi i radhës në xhiron e 10 të Serie A të Italisë. Fratesi (50’, 67’) dhe Lautaro Martinez (79’) shënuan për Interin i cili ka 21 pikë, katër më pak se Napoli që është në vendin e parë

    Interi ka arritur një fitore bindëse me rezultat 0-3 si mysafirë i Empolit, fitore kjo që vjen pas barazimit 4-4 me Juventusin në vikendin e javës së kaluar.

    Mysafirët rrezikuan me Bastonin në minutën e 12 ku ai goditi topin me kokë nga pika e penalltisë. Goditja ishte drejt këndit të sipërm të portës por portieri i Empolit e priti këtë shanse.

    Interi shënoi një gol në minutën e 19-të por ai u anuluan nga VAR pasi që më parë topi ishte prekur me dorë nga Matteo Darmian i Interit.

    Empoli mbeti me një lojtar më pak kur arbitri Matteo Marchetti e ndëshkoi me karton të kuq Saba Goglichidze (Empoli) në minutën e 31-të.

    Dy minuta më vonë Federico Dimarco (Inter) godet nga distanca, por portieri Devis Stiven Vasquez Llach bën një pritje të sigurt.

    Në fund të pjesës së parë Lautaro Martinez (Inter) provon një goditje me kokë pas një krosimi nga këndi, por topi kalon ngushtë pranë shtyllës së djathtë. Shans i mirë, por pa rezultat.

    Goli i parë për Interin erdhi në minutën e 50 dhe atë e shënoi Davide Frattesi, i cili pasi mori një top nga Matteo Darmian bëri një goditje të fuqishme në këndin e majtë të portës ku topi fillimisht preku shtyllën dhe mandej u fut në rrjetë.

    Frattesi do të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 67-të. Ai shfrytëzoi për mrekulli një kthim të topit, pasi sekonda me parë bashkëlojtari i tij Lautaro Martinez bëri një goditje me kokë të cilën e devijoi portier Devis Stiven Vasquez Llach.

    Martinez e merr topin dhe e pason të Frattesi që shënoi golin e dytë për Interin.

    Barella ishte kreator i aksionit që erdhi të goli i tretë ku ai pasoi të Lautaro Martinez i cili shënoi duke e plasuar topin në rrjetë në këndin e poshtëm të portës.

    Empoli në javën e ardhshme përsëri do të luajë në shtëpi ku do të presë Comon më 4 nëntor , kurse Interi pret në San Siro skuadrën e Venezia më 3 nëntor. /GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Sport23 Nëntor 2024
    Federata e Boksit të Kosovës, organizon sot dhe nesër turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili mbahet në Pallatin e Rinisë...
    Sport22 Nëntor 2024
    Mirlind Daku sonte shkëlqeu në fushën e lojës për Rubin Kazanin. Sulmuesi nga Gjilani arriti të shënojë dy gola në fitoren e...
    Sport22 Nëntor 2024
    Paris Saint-Germain ka arritur një fitore bindëse 3-0 ndaj Toulouse të premten mbrëma në "Parc des Princes", në kuadër të Javës së...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Një person në Gjakovë është arrestuar dje, nën dyshimin se ka kanosur mjekun në lidhje me punën. “Me vendim të prokurorit i...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksidentin që kishte ndodhur në maj të 2022-ës ku...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Është arrestuar edhe i dyshuari tjetër për plagosjen e dyfishtë me armë zjarri që ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, të...
    Lajme23 Nëntor 2024
    120 684 pacientë kanë kërkuar shërbime në Klinikën e Radiologjisë nga janari deri në shtator të këtij viti, ndërsa është arritur që...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Një person në fshatin Grabovc të Zveçanit, është arrestuar dje pasi policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i ka gjetur dhe...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Pacolli, thotë se partneriteti Kurti-Osmani ka dëshmuar të meta dhe është karakterizuar me vendimmarrje të dobët. ‘’Megjithatë, realiteti është se ajo ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.